Elon Musk deklaron se do të ketë luftë civile në Britani, reagon ashpër kryeministri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si për të demostruar idenë se interneti dhe mediat sociale janë një ndër faktorët e dhunës racore dhe anti-emigracion neper rrugët e shumë qyteteve britanike, pronari miliarder i rrjetit social X, i njohur më parë si Twitter, Elon Musk, ka deklaruar në mediat sociale pas trazirave se “lufta civile ne Britani është e pashmangshme”.

Kjo deklaratë është denoncuar nga zëdhënësi i Sir Keir Stamer duke thënë se nuk ka justifikim për komente si këto, dhe shtoi se kushdo që fryn dhe nxit dhunën online do të përballet me forcën e plotë të ligjit. Platformat online kanë përgjegjësi, tha zëdhënësi.

Më herët, gjatë ditës, kryeministri i ri britanik i tha ministrave dhe shefave të Policisë në takimin e Komitetit te Emergjencave, Cobra, se ligji aplikohet edhe për përmbajtjen online. Sipas Starmer, “nëse nxisni dhunën, s’ka rëndësi nëse ajo bëhet online apo offline”.

400 arrestime janë bërë nga radhët e pjesmarrësve nga grupet e ekstremit të djathte dhe anti-emigracion. Kryemenistri Starmer, me përvojë në shuarjen e trazirave si ish-Kryeporkuror i Britanisë në kohën e trazirave të Londrës në 2011-ën, njoftoj për një “ ushtri në gatishmëri” të punonjësve të specializuar të Policisë, pa dhënë shumë detaje, për t’u përballur me dhunën nëpër rrugët e sheshet e qyteteve britanike. Kjo dhune nisi javën e kaluar pas lajmeve falso se personi qe kishte vrare tre goca te vogla, ishte një azilkërkues i ardhur se fundmi me gomone, kur ne fakt, 17 vjeçari i arrestuar, ka lindur dhe është rritur ne qytetin e Cardiff-it ne Uells nga prindër me origjine nga Ruanda.

Dhuna e këtyre ditëve është padyshim racore dhe anti-emigranteve, dhe problematika nuk është produkt i kësaj qeverie, por tere politikes britanike dhe veçanërisht e 15 vjeteve dështim të konservatoreve të mundur nga laburistët në zgjedhjet e fundit.

Britania është shembull i tolerancës fetare, asaj racore dhe multi-etnicitetit. Nëse në këtë vend hipotetikisht sikur të gjithë të huajt e vendosur dhe natyralizuar nder dekada dhe vite, do merrnin qoftë edhe një ditë pushim të gjithë njëkohësisht, Britania do ndalonte së funksionuari, që nga shëndetësia, ndërtimi, transporti dhe çdo aspekt i kësaj shoqërie, andaj britaniket ne shumicë dërrmuese mendojnë se këto grupime të vogla zullumqare, dhe pa mend, siç i cilëson Sir Keir Starmer, nuk përfaqësojnë aspak mbarë Britaninë e Madhe./kb

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV