COVID-19/ KE jep 180 milionë euro për të ndihmuar Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është lajmëruar nisma e fundit e Komisionit Evropian, ku do të alokohet një fond prej 3 miliard Euro për të ndihmuar 10 vende fqinjë dhe që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Nga ky fond Shqipëria do të përfitojë 180 milionë euro, dhe vendet e tjera përfituese janë Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Jordania, Moldavia, Ukraina dhe Tunizia.

Për këtë ka reaguar dhe Vladis Dembrovskis, zëvendës President i Komisionit Evropian. Në një postim në medias sociale ai shkruan: BE dëshiron të mbështesë vendet partnere të saj në përballjen me pasojat ekonomike të #coronavirus. Komisioni Evropian planifikon përdorim të veçantë të kredive për ndihmë makro-financiare për t’i ndihmuar ata të adresojnë nevojat e menjëhershme të financimit, siç është kujdesi shëndetësor.

Ky fond do të vihet në dispozicion për 12 muaj në formën e kredive me kushte mjaft të favorshme për t’i ndihmuar këto vende.

Të fundit

“Zvarritja e gjyqit ndaj Berishës nuk është më surprizë”/ Po tejkalohen të gjitha afatet

Vijon zvarritja e gjyqit ndaj Berishës. Edhe në seancën e dytë për aferën “Partizani” avokatet shkuan me një strategji...

Akuza për shpifje ndaj Vilma Nushit, Albana Vokshi shpallet e pafajshme

Deputetja Albana Vokshi është shpallur e pafajshme për shpifje ndaj biznesmenes Vilma Nushi. Përmes avokatit, Nushi kërkoi 3 milionë lekë dëshmpërblim, ndërsa prokurori kërkoi pafajësi./e.t

Kush vendos brenda Hamasit? Përplasjet që po pengojnë marrëveshjen për armëpushim

Brenda Hamasit po zhvillohet një betejë e ashpër për drejtimin dhe për vendimet strategjike lidhur me një marrëveshje të mundshme për armëpushim dhe për të ardhmen...

Berisha “përkthen” urdhrin e Rubios: Mua për vete më uruan amerikanët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për mos komentimin nga ambasadat amerikane për zgjedhjet...

Zgjimi kulturor: “Miss Congeniality” më ndihmoi të shpëtoja jetën e shokut 

Një skenë nga filmi i vitit 2000 me Sandra Bullock më dha guximin të ndërhyja në një moment kritik – dhe përfundimisht më çoi...

Lajme të tjera

Web TV