Koronavirusi/Shefi i OBSH-së bën paralajmërimin e frikshëm: Mos bëni gabim të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi ditën e sotme se edhe pse koronavirusi gjendet në fazat e para në Afrikë, Amerikën Qendrore dhe atë të Jugut, ai po pëson një rritje shqetësuese

OBSH paralajmëroi gjithashtu se hapja ndaj udhëtimeve midis vendeve të ndryshme të botës duhet të menaxhohet me kujdes.

“Shumica e vendeve janë ende në fazat e para të epidemisë dhe ato që u prekën më herët nga pandemia kanë filluar të ‘shërohen’ në pjesën më  të madhe të rasteve”, u shpreh drejtori i  përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një komunikimi online me gazetarët në Gjenevë të Zvicrës.

Mos bëni gabim, ne kemi akoma një rrugë të gjatë për të bërë. Ky virus do të jetë me ne edhe për një kohë të gjatë” , shpjegoi ai, ndërsa vuri në dukje ringjalljen e vendeve në Evropën Perëndimore.

Ndërkaq, eksperti i lartë i urgjencave të OBSH-së, Dr Mike Ryan paralajmëroi për rrezikun që mund të ketë një hapje e shpejtë në rang botëror, duke thënë se kjo do të kërkonte një  “menaxhim të kujdesshëm të rrezikut nga koronavirusi”./Përshtati nga WTVB për Fjala.al, B.Quku

Të fundit

Gazetarët kundër Kodit të ri Penal/Rama: Rrini të qetë, pa vulën e BE-së drafti nuk kalon

Kritikave të gazetarëve dhe mediave për Kodin e ri Penal, por edhe thirrjes së shoqatave të gazetarëve në mbrojtje...

Larg teknologjisë, Izraeli kthehet tek spiunët klasikë për të luftuar Hamasin

E poshtëruar nga sulmi i Hamasit që shkatërroi Izraelin 22 muaj më parë, agjencia e inteligjencës ushtarake të Mosad po i nënshtrohet një rivlerësimi...

Ligj i ri në Britani për lirinë e fjalës, në shënjestër qendrat kulturore kineze

Instituti Konfuci, qendrat e gjuhës dhe kulturës kineze që funksionojnë në disa universitete në Angli, po përballen me sfida serioze për shkak të rregullave...

Përmbytjet godasin SHBA/ Nju Jorku dhe Nju Xhersi shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Stuhi të fuqishme goditën Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara të enjten, duke shkaktuar kaos në të gjithë rajonin. Në Nju Jork dhe Nju Xhersi,...

Gjermania i shpall luftë Rusisë dhe nis Fronti Lindor

1 gusht 1914 - Lufta e Parë Botërore Përgatiti: Leonard Veizi Në korrik 1914, pas vrasjes së arqidukës Franz Ferdinand të Austro-Hungarisë në Sarajevë, ngjarjet u...

Lajme të tjera

Web TV