Musk lavdëron Trump/ Miliarderi intervistë dy orë në X me kandidatin për president

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një intervistë miqësore që zgjati dy orë ishte ajo mes kandidatit republikan për president, Donald Trump dhe sipërmarrësit miliarder Elon Musk. Ngjarja e paralajmëruar u zhvillua në platformën e mediave sociale të Musk X, por biseda nisi mbi më shumë se 40 minuta me vonesë për shkak të problemeve teknike.

Musk, tashmë një republikan i zëshëm, fajësoi për vështirësitë një sulm kibernetik që mohoi shërbimin, por pretendimi i tij nuk mund të verifikohej. Intervista u ndoq në kohë reale nga 1.3 milionë njerëz.

Ajo nisi me Musk që lavdëroi Trump për trimërinë e tij gjatë atentatit muajin e kaluar. “Unë mendoj se ju jeni rruga e duhur,” i tha Musk Trumpit në përfundim të intervistës.

Ndërkohë që përgjatë bisedës kandidati republikan T rump i tha Musk se SHBA do të kenë dëbimin më të madh të emigrantëve në histori nëse ai bëhet president në nëntor. Gjithashtu u shpreh se dëshiron të ndërtojë një sistem mbrojtës me kube të hekurta për të mbrojtur vendin nga kërcënimet e huaja.

Biseda me manjatin e teknologjisë i ofroi Trumpit shansin ideal për të tërhequr vëmendjen nga rivalja e tij demokrate, zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila dominon mbi të në sondazhet e fundit të mediave amerikane.

Trump u ndal gjatë e gjerë edhe te Kamala Harris, duke e cilësuar atë si “të shkallës së tretë”, “të paaftë” dhe “një të çmendur të majtë radikale”. Por më pas ai lavdëroi pamjen e saj, duke e cilësuar si aktorja më e bukur që ka jetuar ndonjëherë.

Pas intervistës, emaile nga fushata e Harris u shpërndanë me shpejtësi, duke sulmuar transmetimin e drejtpëdrejtë Musk-Trump.
Pasi përfundimit të bisedës, Musk në një postim në të njëjtën platformë, X, ftoi zv. Presidenten Harris për t’iu bashkuar në një intervistë të ngjashme.

Lexo edhe :  Zelensky ka një afat për Putinin, vendos datën kur e pret për paqe

Ndonëse një kritik i automjeteve elektrike, Trump duket se ka ndërruar mendje që kur Musk, pronar i kompanisë Tesla, nisi ta mbështesë publikisht atë. Ish presidenti i përshkroi makinat elektrike të prodhuara nga Tesla si “të pabesueshme”.

Trump shprehu vlerësimet për presidentin rus Vladimir Putin, presidentin kinez Xi Jinping dhe udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Të njëjtin mendim me të ndan edhe Elon Musk.

Donald Trump në këtë mënyrë rikthehet me postime në X pas 3 vitesh. Pas sulmit ne Capitol me 6 janar 2021, u shtuan shqetësimet se ai mund të nxiste dhunë në rrjete sociale, por ishte Elon Musk ai që i riktheu Trumpit llogarinë me 89 milionë ndjekës./kb

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV