9 vjet burg pasi vodhi ‘krahë pule’ në vlerë të 1.5 milionë dollarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ish-drejtuese e shërbimit ushqimor në një shkollë në Chicago të Shteteve të Bashkuara është dënuar me 9 vjet burg pasi vodhi krahë pule me vlerë 1.5 milionë dollarë.

Vera Liddell, e cila shërbeu në shkollën “Harvey” pranë Chicagos, është dënuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Ajo u deklarua fajtore më 9 gusht për akuzat dhe përfundimisht do të duhet të qëndrojë 9 vite pas hekurave.

Sipas mediave, 68 vjeçarja vodhi sasi të mëdha mishi që duhet të konsumoheshin nga nxënësit, të cilët në atë kohë mësonin nga shtëpia për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ajo dha porositë dhe bëri faturimin, por i mbajti krahët e pulave për vete për periudhën kohore mes korrikut 2020 dhe shkurtit 2022.

“Mashtrimi masiv filloi në kulmin e COVID gjatë një kohe kur studentët nuk lejoheshin të ishin fizikisht të pranishëm në shkollë. Edhe pse fëmijët mësonin nga distanca, distrikti shkollor vazhdoi t’u siguronte nxënësve ushqime që familjet e tyre mund të merrnin”, thotë prokuroria.

Operacioni i vjedhjes së krahëve të pulave u zbulua në vitin 2023 kur një auditim gjeti se departamenti i shërbimit të ushqimit të distriktit e tejkaloi buxhetin vjetor me 300 mijë dollarë në gjysmë të vitit shkollor./e.t

Të fundit

Akuzohet se liroi një oficer nga Libia të kërkuar nga Gjykata e Hagës/ Reagon Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se është vënë nën hetim gjyqësor pas një vendimi të qeverisë për të...

Rita Ora shijon pushimet në Gold Coast të Australisë dhe vazhdon të shkëlqejë në karrierë

     Rita Ora po kalon momente të mrekullueshme në Gold Coast të Australisë, duke ndarë pamje nga pushimet e saj në Instagram. Në fotografitë e publikuara...

“Je turp i shoqërisë…”/ Përplasje të forta mes Gertit dhe Livias: Nuk je e denjë…

Tensionet mes Gertit dhe Livias në “Big Brother VIP 4” janë intensifikuar sërish gjatë ditës së sotme, duke shkaktuar një atmosferë të nxehtë dhe...

Tatimet: Ndryshime në deklaratën e statusit personal dhe listëpagesën e re

Bizneset dhe të punësuarit e tyre, aktual dhe ata rishtazi, duhet të ndryshojnë deklaratën mbi statusin personal. TIRANE- Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se deklarata e listëpagesës...

“Nuk do të shantazhohem”/Meloni reagon pas vendosjes nën hetim: S’do të lejoj të trembem!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pasi wshtw vendosur nwn hetim nga autorietet pwr lirimin e një oficeri policie libian të kërkuar nga Gjykata...

Lajme të tjera

Web TV