47 vjet pa mbretin e Rock ‘n’ Roll-it, Elvis Presley

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 16 gusht, shënohet 47 vjetori i vdekjes së Elvis Presley, i njohur në mbarë botën si Mbreti i Rock ‘n’ Roll-it, sipas të përditshmes amerikane “abc news”.

Presley ishte vetëm 42 vjeç kur vdiq në rezidencën e tij në Graceland në Memphis, Tenesi, nga dështimi kongjestiv i zemrës. Besohet gjerësisht se abuzimi me ilaçet me recetë ishte një faktor në vdekjen e këngëtarit.

Presley, natyrisht, ishte superylli i parë i Rock ‘n’ Roll-it – karizma e të cilit, muzika energjike dhe pamja e bukur – e bënë atë një nga ikonat kulturore më me ndikim dhe më të njohur të shekullit të XX.

Pasioni i tij dhe promovimi i artistëve si Little Richard dhe Fats Domino ndihmoi në pranimin komercial të artistëve me ngjyrë Rock ‘n’ Roll nga audienca e njerëzve të bardhë.

Talentet muzikore të Elvisit shtriheshin përtej rock-ut, deri te balada Pop, Gospel dhe Country.

Presley mbetet ndër artistët më të suksesshëm të muzikës, me më shumë se 230 milionë kopje të çertifikuara të shitura në mbarë botën.

Dhjetë albumet e tij kryesuan në top-listat në Billboard 200 dhe 18 këngët numër 1 në Hot 100.

Albume të ndryshme të suksesshme pas vdekjes së Presley, duke përfshirë përmbledhjet dhe koleksionet e materialeve të rralla, vazhdojnë të publikohen ende.

Pas vdekjes së Presley, Graceland u bë një atraksion i madh turistik. Disa vite më parë, prona u zgjerua për të përfshirë një kompleks argëtimi me muze, restorante, një hotel dhe një vend muzikor.

Në kujtim të përvjetorit të vdekjes së Presley, Graceland organizon çdo vit festën shumëditore të “Javës së Elvisit”./E.Ç

Të fundit

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Dy opsione për sulmin e Milanit, Tare e konfirmon nga “San Siro”: Një duhet të vijë

Milani po përballet sot me Barin. Ndeshja është e vlefshme për Kupën e Italisë. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, foli para sfidës pasi...

Lajme të tjera

Web TV