Nuk fshihen më: Adrola Dushi poston për herë të parë foto me Capital T!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse përflitej prej kohësh, prej dyshes nuk kishte pohime publik për marrëdhënien e tyre. Por deklarata e Adrola Dushit pak kohë më parë se “jam e dashuruar me djalin më të bukur shqiptar”, u mor si konfirmim i romancës së saj të shumëpërfolur të fshehtë me Capital T.

Edhe reperi e cilësoi atë si “një nga vajzat më të bukura shqiptare”, gjë që dukej si një kod sekret dashurie. Tashmë, modelja e coi këtë kod në një nivel tjetër me foton e parë të postuar së bashku me këngëtarin në profilin e saj në Instagram. ”Time Capsule, nuk zhgënjen asnjëherë”, ka shkruar ajo. Më 16 gusht, Capital T mbajti koncertin e tretë “Time Capsule” në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë. Adrolën e kemi parë gjithmonë të pranishme ndërsa këtë herë koncertin ajo e promovoi edhe në rrjetet sociale.

Për Capital T sukseset po ndjekin njëra-tjetrën, teksa nuk mund të lëmë pa përmendur këngën “Albania”, himnin e Kombëtares shqiptare në Euro 2024, hit që u dëgjua në çdo cep të botës./E.Ç

Të fundit

Shkodër-Lezhë, makina përplaset me motorin, plagoset 26-vjeçarja

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Sipas raportimeve, automjeti...

Reforma e administratës publike, po bëhen gati detajet e fundit

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr....

Prapaskena me klauzola: Manchester United shitet plotësisht?

E ardhmja e Manchester United nën pronësinë e familjes Glazer ka hyrë në një fazë të re, pasi një klauzolë e rëndësishme në marrëveshjen...

Zelensky vendos kushte për takimin me Putin

Volodymyr Zelensky tha se është gati të bëjë "disa kompromise" në kërkesën e tij që të ndodhë një armëpushim përpara çdo bisedimi me Presidentin...

Një memorial për të rënët, 26 viktima në hartën e trazuar të Ballkanit

Një ngjarje e harruar nga politika e rajonit. Vrasja e 26 personave në kufirin e sotëm mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, gjithsesi nuk...

Lajme të tjera

Web TV