Qeveria ‘blindon’ kufirin! Foto e video qytetarëve, për të kapur nëse janë kriminelë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria synon përforcimin e kontrollit në zonat kufitare. Në projektligjin “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, të hedhur për konsultim publik parashikohet përdorimi i teknologjisë për të identifikuar personat.

“Në pikat e kalimit kufitar, Policia Kufitare dhe e Migracionit është e autorizuar të fotografojë dhe regjistrojë imazhe video-fotografike dhe të përdorë pajisje të tjera automatike, për aq sa ato janë të nevojshme për të verifikuar identitetin e personave dhe për të parandaluar e zbuluar veprat penale, si dhe për të kapur autorët e tyre”, thuhet në draft.

Sipas draftit ligjor, që pritet t’i nënshtrohet diskutimit parlamentar me nisjen e sezonit të ri politik, pajisjet instalohen në vende të dukshme dhe publiku informohet për praninë e tyre

“Pajisjet instalohen në vende të dukshme dhe publiku informohet për praninë e tyre. Policia Kufitare dhe e Migracionit është e autorizuar të zbatojë sisteme të automatizuara të verifikimit kufitar, ku, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve elektronike, mblidhen të dhëna për identifikim dhe për qëllim të verifikimit kufitar të automatizuar”, shkruhet në projektligj

Gjithashtu në projekt-ligj parashikohet edhe krijimi i Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, një strukturë e re që synon shkëmbimin në kohë reale të informacionit mes autoriteteve vendase e atyre ndërkombëtare, por edhe më shumë se aq.

“Qendra Kombëtare e Koordinimit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, është strukturë ndërinstitucionale e cila funksionon pa ndërprerje njëzet e katër orë në shtatë ditë të javës, dhe ka përgjegjësi: të hartojë dhe administrojë raportet e situatës kombëtare të sigurisë kufitare dhe ato rajonale dhe evropiane të sigurisë kufitare me ndikim të mundshëm në situatën kombëtare të sigurisë”, theksohet në draft.

Në projekt-ligj përcaktohet edhe kufiri i zonës së verifikimit kufitar, 2 km në brendësi të territorit, ndërsa rritet siguria në këto zona duke kufizuar ndërtimin apo zhvillimin e aktiviteteve private. Efekti financiar për hartimin dhe miratimin e ligjit do të jetë vetëm kosto administrative dhe do të përballohet nga buxheti  “Për policinë e shtetit”./e.t

Të fundit

Financial Times zbulon udhëtime sekrete të zyrtarëve iranianë në objektet bërthamore ruse

Gazeta Financial Times përmes një investigimi ka zbuluar rolin e Rusisë në zhvillimin e programit bërthamor të Iranit. Raporti madje...

Dy demokratët japin sinjalin e bashkimit: Kështu i bëjmë mirë PD-së

Dy ish-deputetët e Partisë Demokratike, Myslim Murrizi dhe Dash Sula përgjatë orëve të fundit janë duke shkëmbyer replika të njëpasnjëshme virtuale për mënyrën sesi...

Nga Italia, deputet e ministër, në shitës, si e denigroi Enveri Sejfulla Malëshovën!

Sejfulla Malëshova ishte ndër komunistët e parë, por vite më vonë ai e pësoi shumë keq nga komunizmi. Ideolog, poliglot e mbi të gjitha, një...

Organizata Europiane ngre alarmin për banesat: Duhet ndërhyrje urgjente

Organizata Europiane e Profesioneve të Pasurive të Paluajtshme (CEPI), përfshirë NAREA-n (Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme), në dokumentin publik të datës 5 gusht...

BIRN: Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari i Bashkisë së Tiranës,...

Lajme të tjera

Web TV