Dortmundi i prerë, asnjë lojtar nuk do i shitet më Bayern-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampioni i Bundesligës gjermane, Bayern Munchin gjithmonë ka marrë lojtarët më të mirë nga skuadrat e tjera të kësaj kategorie.

Prej vitesh bavarezët kanë marrë një numër të lartë futbollistësh nga Borussia Dortmundi dhe kanë arritur që të jenë më të mirët. Emra të mëdhenj si Robert Lewandowski, Mats Hummels dhe Mario Gotze janë disa nga lojtarët që lanë Borussia Dortmundin për të kaluar te Munchin.

Kjo situatë duket se e ka shqetësuar mjaftueshëm Dortmundin , i cili ka vendosur të mos i shesë më asnjë lojtar Munchin.

Drejtuesit e Dortmund kanë vendosur që t’i shesin të gjithë lojtarët e tyre jashtë ligës dhe kjo për të mos i forcuar më shumë bavarezët.

Këtë gjë e dëshmoi rasti Christian Pulisic, i cili prej kohësh ishte nën vëzhgimin e Bayern-it, por kaloi te skuadra e Chelsea për 60 milionë euro.

Borussia Dortmund mund të shesë emra si Jadon Sancho që po ashtu kërkohet nga the Blues, Julian Brandt dhe Throgan Hazard, por ajo që është e sigurt është fakti që Bayerni nuk do mund të blejë asnjë prej tyre./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV