“Hollywood është i ashpër ndaj grave”, Demi Moore flet pa filtra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja Demi Moore u shfaq në kopertinën e numrit të shtatorit të revistës “Interview” dhe shumë njerëz theksuan pamjen e shkëlqyer të saj. Ajo tani është duke promovuar filmin e saj “The Substance”, i cili flet për një yll që injekton drogë nga tregu i zi për t’u dukur më e re, gjë që e shndërron atë në një grua të bukur të re dhe energjike.

Në një intervistë, Demi komentoi vëmendjen e madhe që trupi i saj me bikini tërhoqi kur ishte 40 vjeçe dhe luajti në filmin “Charlie’s Angels”.

Kam punuar në filmin “Charlie’s Angels” dhe u fol shumë për skenën e famshme me bikini. Gjithçka ishte shumë e theksuar dhe u diskutua shumë për pamjen time. Ndihesha sikur nuk jam 20 ose 30 vjeç, por akoma nuk isha ajo që ata e konsideronin ‘nënë’. Hollywood është i ashpër ndaj grave në atë moshë sepse nuk ka më skenare apo role që u përshtaten. Ose je nënë, ose je mjaft e moshuar që të mos të të konsiderojnë tërheqëse.

Në filmin e saj të ri, ajo interpreton një yll hollivudian, Elisabeth Sparkle, e cila merr një ilaç eksperimental për të krijuar një version më të ri të vetes dhe kështu bëhet një person krejtësisht tjetër. Moore zbuloi se skenari i filmit e kishte prekur thellë, pasi në një mënyrë unike trajton çështjen e plakjes./E.Ç

Të fundit

“Mbushet” portali i denoncimeve/ “Hapësira ime publike”, mbi 3000 ankesa nga qytetarët

24 orë nga aktivizimi i portalit hapësira ime publike, qytetarët janë dyndur të denoncojnë onlinë mijëra raste të ndërtimeve...

Mesazhi i fundit i gazetarit të Al Jazeera-s që u vra nga izraelitët

Pesë gazetarë të Al Jazeera-s janë vrarë në një sulm izraelit pranë Spitalit Al-Shifa të Qytetit të Gazës, tha transmetuesi i Katarit. Korrespondentët Anas al-Sharif...

U anulua një muaj më parë, rihapet gara për koncesionin e autostradës Milot-Balldre

Një muaj pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për koncesionin e autostradës Milot-Balldre me vlerë 364,732,924 euro pa TVSH. Kompanitë...

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk do të kenë kurrë shtëpi të tyren!

Shqipëria dhe pjesa më e madhe e globit, po arrijnë në një pikë ku të paturit e një shtëpie po bëhet e pamundur për...

11 gusht 1965 – Trazirat racore në Watts, Los Angeles, 35 të vdekur

Një shpërthim i dhunshëm, një klithmë e dëshpërimit të akumuluar Më 11 gusht 1965, rrugët e lagjes Watts, në jug të Los Anxhelosit, shpërthyen në...

Lajme të tjera

Web TV