Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një kërkesë të pazakontë në emisionin ‘Opinion’.
“Më lejo të bëj një kërkesë të pazakontë ta dezinfektosh studion nga mashtrimet e një sharlatani”, theksoi Berisha.
Ai deklaroi se pohimi i ministrit Arben Ahmetaj, se ndihma ekonomike e qeverisë gjatë krizës është 4% e GDP, është e pavërtetë.
“FMN ka rreshtuar të gjitha vendet dhe ndihmën që kanë dhënë për ekonominë në këtë hartë që ky shpalli se ka dhënë 4% të GDP. FMN duke përfshirë këtu edhe fondin sovran, e përshin Shqipërinë në vendin me mbështetjen më të ulët, vetëm 1.3% të GDP. Shqipëria ka përqindjen më të ulët të GDP të kushtuar ekonomisë, gjermania e ka dhënë 30%, Italia 20%, Serbia e ka 10%, Kroacia e ka 18 %. Shqipëria e ka gjithsej 1.3%.”, tha Berisha.
Pyetjes së çfarë gjëje të mirë mund të përmendë ai nga masat e qeverisë Berisha iu përgjigj:
“Ka bërë aq të zeza sa që duhet të rrëmosh me buldozer për të nxjerrë ndonjë gjë pozitive. Unë nuk di të them edhe nuk mohoj. Mund të veçoj qëndrimin ndaj masave të COVID dhe ndaj ekonomisë. Ndaj COVID është i bazuar në mashtrimin falsifikimin”, u shpreh Berisha në një lidhje live.