Lëvizje e befasishme, Victor Osimhen pranë transferimit tek gjiganti turk Galatasaray

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i Napolit, Victor Osimhen është futur në bisedime për një transferim befasues pas mbylljes së afatit kalimtar në Itali, raportohet së fundmi.

Kishte interesim nga Superliga e Arabisë dhe Chelsea për 24-vjeçarin në ditën e fundit të afatit kalimtar, por ai nuk ia doli të siguronte largimin nga Italia.

Al Ahli ishte pajtuar me Napolin dhe lojtarin për të finalizuar marrëveshjen, por në fund ata vendosën që të nënshkruajnë me Ivan Toney për të përmbushur numrin e lojtarëve të huaj në ekip.

Të shtunën, Fabrizio Romano zbuloi se Napoli e ka përjashtuar atë nga ekipi dhe se Osimhen nuk do të regjistrohet si pjesë e ekipit të Antonio Contes për Serie A.

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Osimhen është futur në negociata me gjigantin turk Galatasaray, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme për transferimin tek kampioni në fuqi i Turqisë.

Është raportuar se drejtuesit e Galatasaray janë duke punuar për një marrëveshje huazimi për Osimhen, të cilin synojnë ta bashkojnë me Mauro Icardin në një formacion me dy sulmues.

Bisedimet për transferimin e Osimhen janë përshpejtuar për shkak të një lëndimi që ka pësuar Icardi. Galatasaray ka kohë deri më 13 shtator (afati për transferime në Turqi) për ta kompletuar marrëveshjen.

Afati kalimtar veror në Itali në ndërkohë ka marrë fund më 30 gusht, që do të thotë se Napoli nuk ka asnjë mundësi ta zëvendësojë Osimhen me një lojtar të ri./ D.C

https://youtu.be/zXTGqFD7uxo?si=K12Rpd7LnnrvPEJC

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV