23-vjeçarja rezulton pozitive me COVID-19 prej 50 ditësh, mjekët nuk gjejnë dot shpjegim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një italiane 23-vjeçare është një nga personat e parë në Bolonja të Italisë, e cila është infektuar me koronavirus, sipas gazetës vendase “Il Corriere”.

Bianca Dobroiu ka 56 ditë që vazhdon të rezultojë pozitive me Covid-19, por më e çuditshmja qëndron në faktin se ajo nuk ka shfaqur kurrë asnjë simptomë.

Ajo kishte dalë nga spitali më 6 mars dhe më pas ka vijuar të qëndrojë në vetëizolim, pasi gjendja e saj shëndetësore nuk ishte kritike.

Prej kësaj kohe ajo vazhdimisht i është nënshtruar testeve të COVID-19 dhe katër herë ka rezultuar pozitive, kurse në një rast rezultatet kanë qenë shumë të paqarta.

Testi i saj i fundit – i gjashti që është realizuar gjatë javës së kaluar, gjithashtu ka rezultuar të jetë pozitiv.

“Pacientja ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por testet vazhdojnë të tregojnë se ajo është pozitive. Jemi duke e hulumtuar me kujdes rastin e saj. Me sa e dimë, askush deri më tani në Itali nuk ka rezultuar kaq gjatë pozitiv në testet e COVID-19. Kjo gjendje zgjat jo më shumë se katër javë”, ka deklaruar infektologu Lussiano Atard.

Të fundit

Arlind Qori: Lapaj e Shabani po hanë njëri-tjetrin

Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë', Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike,...

“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Gaza po përjeton tmerr të paparë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur “i tronditur nga kushtet humanitare që po përkeqësohen me shpejtësi në Gaza, ku...

I digjet banesa, policia shpëton 72-vjeçarin në Korçë

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72-vjeçar. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë rrezikuar jetën e tyre duke hyrë mes flakëve që...

Balluku: Shqipëria, një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme

Ditën e sotme u nënshtrua marrëveshja për financimin e projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit. Gjatë fjalës së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku u...

Elena Kocaqi: SPAK mos të japë vetëm dënime me burg

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, mendon se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duhet të jetë më shumë...

Lajme të tjera

Web TV