5 shtator 1997/ Nënë Tereza e Kalkutës dhe mision i saj në Indi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdes në Kalkuta të Indisë, në moshën 87 vjeçare bamirësja e famshme me origjinë shqiptare Nënë Tereza. E njohur ndryshe si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza përgjatë gjithë jetës së saj, do të ndërmerrte misione humanitare në mbarë botët në ndihmë të të sëmurëve, të pastrehëve, dhe jetimëve. Kështu ajo gdhëndi përfundimisht emrin e saj në listën e Çmimeve Nobel për Paqjen të cilin do ta fitonte në vitin 1979.

Në janar të vitit 1929, Tereza, kjo murgeshë e përkushtur, mbërrin në Kalkuta për të filluar punën mes njerëzve më të varfër e më të sëmurë në Indi. Sot, pas vdekjes, ajo mban titullin kishtar “Tereza e Bekuar e Kalkutës”, por njihet si Nënë Tereza.

Kjo shqiptare e lindur 26 gusht 1910, themeloi urdhërin Misionaret e Bamirësisë, sot aktiv në 133 vende, me shtëpi për personat me HIV / AIDS, lebra dhe tuberkuloz, me kuzhina për ushqim falas, jetimore, shkolla e etj. Anëtaret e misionit te saj quhen Motra; ato duhet t’i përmbahen zotimit për “dëlirësi, varfëri dhe bindje, shërbime të përzemërta dhe falas për më të varfërit e të varfërve”.

Nënë Tereza ka marrë nderime të shumta nga bota, përfshi Çmimin Nobel të Paqes (1979). Ajo vdiq me 5 shtator 1997. Në fund të vitit 2003, Nënë Tereza u lumturua nga Vatikani; një mrekulli e dytë e kryer me ndërmjetësimin e saj është e nevojshme të vërtetohet, para se ajo të mund të njihet si shenjtore nga Kisha Katolike. Nënë Tereza, e adhuruar dhe respektuar nga shumë njerëz, ka edhe kritikët e saj, që thonë se ajo nuk siguroi kujdes mjekësor për njerëzit e sëmurë, ose se ka patur marrëdhënie të mira me diktatorë.

Lexo edhe :  2 korrik 1994: Ramiz Alia dënohet me 4 vjet burg për shpërdorim pushteti

Kalendar 

1590 – Armata e Alexander Farnesenit detyroi mbretin Henry IV i Francës që të tërheq rrethimin e Parisit.

1800 – Malta u pushtua nga Britania e Madhe.

1839 – Lufta e parë e opiumit filloi në Kinë.

1944 – Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu formuan Beneluksin.

1946 – U lind Freddie Mercury, këngëtari britanik i grupit Queen

1980 – Hapet tuneli Gotthard në Zvicër si tuneli më i gjatë i autostradës në botë me gjatësi 16.224 km.

 

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV