Çifti mbretëror ndan ushqime për njerëzit në nevojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Harry dhe Meghan kanë qenë të zënë përgjatë gjithë periudhës së pandemisë, me punë bamirësie.

Çifti mbretëror janë aktivizuar dhe kanë ndihmuar edhe në shpërndarjen e ndihmave dhe vakteve ushqimore për individë të ndryshëm, në bashkëpunim me “Project Angel Food”, një projekt bamirësie që i siguron ushqim njerëzve në nevojë dhe atyre që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Aktorja 38 vjeçare dhe bashkëshorti i saj, princi Harry, 35 vjeç, kanë shpërndarë ushqime duke nisur nga e diela e pashkëve dhe në vijim.

“Meghan dhe Harry ndiejnë se vërtet po ndihmojnë dhe kontribuojnë në përballimin e kësaj situate” tha një burim pranë çiftit për revistën “People”.

Një tjetër i afërm i tyre tha: “Ata dalin nga shtëpia vetëm për projektet e bamirësisë”. Drejtuesi i “Project Food Angel”, Richard Ayoub tha se e vlerëson kontributin e tyre.

“Ata interesohen shumë, bëjnë pyetje për klientët dhe gjendjen e tyre, pyesin se si janë gatuar ushqimet apo se sa ushqim nevojitet për t’u shpërndarë” , u shpreh ai.

Tashmë çifti mbretëror është zhvendosur në Los Angelos, ku po kalon këtë periudhë karantinimi, pasi atje kanë vendosur të rrisin djalin e tyrë 11 muajsh, Archie. Ndërsa Meghan, në përfundim të pandemisë Covid-19, pritët ti rikthehet ekranit të kinemasë, këtë herë si një dukeshë, ndoshta me role më të rëndësishme.

Të fundit

Takimi me Putin, Trump do shkojë pa ekspertë për Rusinë në krah

Përshtatur në shqip, artikull i Financial Times Në vitin 2018, kur Donald Trump mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp...

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin...

13 gusht 1937 – Fillon Beteja e Shangait

Betëja e Shangait nisi më 13 gusht 1937 si pjesë e Luftës së Dytë Kinezo-Japoneze, pas ngjarjeve që ndezën konfliktin në urën Marco Polo...

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për zjarret, numri dhe intensiteti i...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

Lajme të tjera

Web TV