Edhe kjo fundjavë në ‘shtetrrethim’/ Ziu: Sot nis kthimi i lekëve të gjobave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhimitraq Ziu, zëvendësdrejtori i Policisë për Sigurinë Publike u shpreh se masat për këtë fundjavë do të jenë të njëjta me atë që shkoi, pra prej ditës së sotme në orën 17:30 deri të hënën në orën 05:00 gjithçka do të jetë mbyllur dhe qytetarët nuk duhet të dalin nga banesat me përjashtim të kategorive të lejuara. “Deri tani jemi në të njëjtën situatë sikur vepruan në fundjavën që shkoi. Ne jemi 24 orë në punë dhe do të vijojmë deri kur të vijë ndonjë ndryshim tjetër” tha ai për Report Tv.

Ai shtoi se sot kanë nisur procedurat pas faljes së gjobave me kthimin e lekëve për ata qytetarë që e kanë paguar masën administrative, por edhe lejet e drejtimit dhe dokumentacionin. “Përtej asaj që është historike falja e masave administrative, ne po vijojmë me procedurat dhe sot po procedojmë me faljen, kthimin e dokumentacionit, që policia ka administruar si provë, si lejet e drejtimit, kemi filluar me kthimin e vlerës e gjobës, lekët. Që nga data 17 dhe këtej policia nuk e ka ndërprerë aksionin, kemi dhënë disa masa administrative, nga data 18 dhe deri sot jemi 274 masa administrative. Një pjesë e qytetarëve nuk e kuptojnë rëndësinë e kësaj mase, por ndihen të penduar, por pendimi i tyre nuk ka vlerë kur vijnë në komision. Qytetari duhet ta vlerësojë” tha ai.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm që ka bëjë me evidentimin e shkelësve të karantinës është droni. Ziu sqaroi se droni nuk po përdoret vetëm për këtë rast, por edhe për evidentimin e parcelave me kanabis. “Policia krahas masave për mbulimin e territorit me shërbime të ndryshme kohët e fundit ka rritur cilësinë e kontrollit edhe përmes teknologjisë, që është droni. Në krahasim me fazat fillestare të masave administrative ka një rënie të theksuar, pavarësisht se fashat e lirimit të punësimit, të bizneseve. Sot vetëm 56 biznese nuk e ushtrojnë veprimtarinë, kjo ka treguar se ka masivitet në lëvizje, por bizneset punojnë në mënyrë të kontrolluar. Qëllimi i kontrollit me dron është sensibilizimi i qytetarëve në lidhje me kërkesat dhe detyrat e aktit.

Lexo edhe :  Komisionerja e BE: Serbia, e detyruar të respektojë të drejtat e minoriteteve shqiptare!

Ziu në fund dha dhe një mesazh për efektivët e policisë në krye të detyrës. “U bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë edhe punonjësit e policisë, se polici është qytetar, prind dhe shok, policia nuk e ka luftën me qytetarët dhe bizneset, por me virusin sikur e kanë qytetarët. Uroj shërim të shpejtë punonjësve të prekur dhe familjeve tona që na janë gjendur pranë pavarësisht se jemi të riskuar” tha ai.

Të fundit

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë...

“Ju tregoj si zgjidhet problemi i PD, duhen zgjedhje nga baza dhe…”

Dashnor Sula nuk do të jetë më në Kuvend në Shtator, por sërish kërkon që të jetë pjesë e strukturave të PD. Për A2CNN,...

Kredi me zero interes, 20% grant! Kush janë të përzgjedhurit për skemën e re?

Qeveria ka miratuar vendimin që mundëson kredi me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit. Programi synon të lehtësojë përballimin e kostos së strehimit...

Rama: Problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për draftin e ri të Kodit Penal, duke i cilësuar alarmet për “gojëmbyllje” të lirisë së shprehjes...

“Shqipëria diktaturë autoritare”/ Berisha: Droga është forca lëvizëse, vendos për çdo gjë

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar akuzat e ashpra ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një “diktaturë autoritare”, ku sipas tij, droga...

Lajme të tjera

Web TV