“Infektoi prindërit”, Rama: Djali i papërgjegjshëm mund t’i vrasë ata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik rastin e një djali i cili theu karantinën e si pasojë u infektoi veten dhe prindërit me koronavirus.

Në një postim në “Facebook”, Rama thotë se nëse të moshuarit humbasin jetët atëherë shkaktar do të jetë vetë djali i tyre.

Postimi i Edi Ramës:

? NJË LAJM I KEQ NGA TESTIMET E DJESHME, QË DUHET TË VLEJË SI MËSIM PËR TË GJITHË??

Djali me Covid19, pa simptoma, thyen rregullin e del nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit, ku jetojnë dy prindërit e tij të moshuar. U shkon prindërve në shtëpi dhe u transmeton bombat në trup! Prindërit dalin të dy pozitivë dhe jo vetëm mosha, po edhe shëndeti i tyre problematik, i kthen në pacientë me jetën në rrezik!!!

Natyrisht që për djalin do të nisin hetimet dhe ai mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht, por si mund t’u bëhet një “peshqesh” i tillë njerëzve më të dashur në botë?!

A e kuptoni se kjo nuk është lojë?! A e kuptoni se në këtë luftë, kush shkel rregullat nuk ia hedh shtetit, po ia fut vetes dhe familjes së tij?! A e kuptoni se ne jemi potencialisht armiku vrastar i prindërve tanë, nëse nuk respektojmë rregullat, duke u sjellë si karagjozë të papërgjegjshëm me veten, me prindërit, me familjen e me shoqërinë?!

Lus Zotin që ata dy pleq të mos ikin nga kjo botë e të mos mbeten pishmani i jetës së atij djali të papërgjegjshëm dhe ju lutem të gjithëve: M?S! M?S! M?S!

? STOP ME HILET E ME KARAGJOZLLËQET, SEPSE MUND TË BËHENI MOSOZOT, VRASËS TË NJERËZVE TUAJ MË TË SHTRENJTË?/./Fjala.al/

Të fundit

Pse i tërboi Athina këta turqit tanë këtu?

Frrok Çupi Këta nuk po pushojnë; sado pak janë, por nuk po pushojnë. Kokat e tyre u janë kthyer në...

Mbani kapele, Amerikë

Nga Gail Collins dhe Bret Stephens Znj. Collins dhe z. Stephens janë kolumnistë të Opinion. Ata bisedojnë çdo javë. Bret Stephens: Përshëndetje, Gail. Është sezoni i...

Ekonomia mes Kinës dhe Europës pas vizitës së presidentit Kinez?!

NGA EDUART GJOKUTAJ – altax.al Këtë Maj në 2024, për herë të parë në pesë vite, Presidenti i Kinës Xi Jinping vizitoi Evropën, me ndalesa...

Problemet me pensionet e pleqërisë dhe suplementet

Çështjet e pensioneve më së tepërmi kanë qenë të fokusuara mediatikisht për nivelin e ulët të përfitimit të qytetarëve dhe që nuk është aq...

Kryeprokurori kundër ministrit për Kodin e ri Penal

Kryeprokurori Olisan Çela, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, tha se nuk është nevoja e një Kodi të ri Penal. Sipas tij, kodi ekzistues...

Lajme të tjera

Web TV