Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në formën e videokonferencës më 6 maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Samiti i Zagrebit, që ishte dashur të zhvillohej më 6 dhe 7 maj në Zagreb, do të zhvillohet në formën e videokonferencës për shkak të karantinës.

Këtë e konfirmoi në Bruksel, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidenca kroate e Bashkimit Evropian.

Për këtë datë janë marrë vesh shefat e shteteve apo qeverive të BE-së të cilët të enjten kanë zhvilluar samitin e tyre për të shqyrtuar masat për rimëkëmbjen ekonomike të BE.së pasi të kaloj kriza e pandemisë së Korona virusit.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kanë diskutuar në një bisedë telefonike të mërkurën për datën e konferencës në nivelin më të lartë të 27 shteteve të BE-së dhe 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ideja për zhvillimin e samitit të Zagrebit ishte përmendur para një viti dhe Kroacia donte në këtë mënyrë të rikujtonte zotimet që BE-ja i kishte dhënë për Ballkanin Perëndimor në samitin e Zagrebit në vitin 2000.

Në 20 vjetorin e atij samiti Kroacia dëshironte që BE-ja të dëshmoj përkushtimin për vazhdimin e procesit të zgjerimit dhe ti jep një shtytje të re këtij procesi.
Kroacia, së bashku me Komisionin Evropian, ishte angazhuar fuqishëm që të arrihej pajtimi për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim u miratua para disa javësh dhe shihej si një sukses i cili do ta lehtësonte edhe zhvillimin e suksesshëm të samitit të Zagrebit.

Edhe pse në rrethana të reja, pa praninë fizike, zhvillimi i këtij takimi nga BE-ja vlerësohet si dëshmi e përkushtimit për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Pos vazhdimit të procesit të zgjerimit pritet që në këtë video-konferencë me shtetet e Ballkanit Perëndimor të diskutohet edhe përballja me pandeminë dhe nevojën që edhe këto vende të kyçen në përpjekjet e përbashkëta me përballjen me pasojat./Fjala.al/Burimi: europeanwesternbalkans

Të fundit

Kreshnik Spahiu sulmon Berishën: Janë para të pista, nuk janë patriotizëm!

Kreshnik Spahiu ironizoi situatën me financimet elektorale dhe donacionet në fushata elektorale, duke thënë se për një thes miell...

Rama ironizon Bashën e Berishën: Doli dhe bufi 7×7=6 milionë (dollarë)

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një takimi me gra dhe vajza në Fier se qeveria e tij trashëgoi mbi 700 milionë euro borxhe, të...

Çfarë po ndodh në Ksamil? Forca të shumta policie në një operacion “Top Sekret”!

Dhjetëra forca policore kanë mësyrë në qytezën e Ksamilit që nga mbrëmja e të hënës. Bëhet fjalë për një operacion “Top-Sekret” që po zhvillohet...

Pandemi tjetër? Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë përhapjen e gripit të shpendëve

Ekspertët kryesorë të shëndetit kanë paralajmëruar se SHBA-të po shkojnë drejt një pandemie tjetër, ndërsa gripi i shpendëve po del jashtë kontrollit në fermat...

“Nëse vjen ofertë 100 mln euro…” Real Madrid bën gati shitjen e radhës

Largimi thuajse i kryer i trajnerit Carlo Ancelotti pritet të sjellë ndryshime të mëdha te Real Madrid. Programi i njohur spanjoll, "El Chiringuito" raporton se...

Lajme të tjera

Web TV