Ndryshimet në qeveri/ Ish-ministri i Jashtëm zbardh prapaskenat: Mazhoranca…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka ofruar një analizë kritike mbi ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë”

Sipas Mustafajt, ministrat e rinj që janë emëruar nuk janë vënë në provë gjatë periudhës së verës, dhe për këtë arsye është ende e paqartë se çfarë do të sjellin ndryshimet në qeveri. Ai ka vlerësuar se ndryshimet janë bërë për të dhënë një energji të re në qeveri, por thekson se deri tani nuk ka pasur rezultate të prekshme.

“Ajo që më ra në sy me ato ndryshime është shterimi i burimeve njerëzore që ka kjo mazhorancë,” ka deklaruar ai. Mustafaj ka theksuar se pas 12 vitesh në pushtet, burimet njerëzore janë në fund dhe nuk ka më individë të mjaftueshëm për t’u dhënë përgjegjësi.

Një tjetër kritikë që Mustafaj ka bërë ka të bëjë me emërimin e Elisa Spiropalit në një pozicion të lartë. Ai ka thënë se Spiropali ka krijuar imazhin e një figure inferiore ndaj kryeministrit dhe se ajo tashmë është në një pozicion ku kushtetuta kërkon që të jetë e paanshme dhe të ndalojë ndikimin e kryeministrit kur është e nevojshme.

“Në këtë post kemi një zonjë që e ka dëshmuar me krenari inferioritetin ndaj kryeministrit. Ajo e ka detyrë kushtetuese të jetë e paanshme dhe t’i thotë kryeministrit stop,” ka përfunduar Mustafaj./   S.M

Të fundit

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë...

“Ju tregoj si zgjidhet problemi i PD, duhen zgjedhje nga baza dhe…”

Dashnor Sula nuk do të jetë më në Kuvend në Shtator, por sërish kërkon që të jetë pjesë e strukturave të PD. Për A2CNN,...

Kredi me zero interes, 20% grant! Kush janë të përzgjedhurit për skemën e re?

Qeveria ka miratuar vendimin që mundëson kredi me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit. Programi synon të lehtësojë përballimin e kostos së strehimit...

Rama: Problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për draftin e ri të Kodit Penal, duke i cilësuar alarmet për “gojëmbyllje” të lirisë së shprehjes...

“Shqipëria diktaturë autoritare”/ Berisha: Droga është forca lëvizëse, vendos për çdo gjë

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar akuzat e ashpra ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një “diktaturë autoritare”, ku sipas tij, droga...

Lajme të tjera

Web TV