Cakaj nënshkruan tre marrëveshje të reja me Kosovën, ja projektet e përbashkëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë me dije në një reagim në Facebook, se sot janë mbyllur tre marrëveshje shumë të rëndësishme me Republikën e Kosovës në fushën e politikës së jashtme dhe integrimit evropian.

Së pari, me Ministrin e Integrimit Evropian, Blerim Reka, është mbyllur marrëveshja për të shkëmbyer përvojat dhe ekspertizën në çështje të organizimit të strukturave përgjegjëse për integrim, procesit të përafrimit të legjislacionit dhe bashkëpunim më të përgjithshëm politik në kuadër të synimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Tani e tutje, dy Ministritë çdo vit do të organizojnë edhe konferencën e përbashkët për diskutim e shtjellim të shumë çështjeve që lidhen me integrimin evropian.”- theksoi Cakaj në reagim.

Së dyti, me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, është mbyllur marrëveshja për fuqizimin e diplomacisë publike, mes të tjerash, duke përcaktuar një listë konkrete të aktiviteteve për promovimin e imazhit dhe prodhimeve të dy vendeve, si dhe unifikimin e kalendarit të aktiviteteve kulturore. Gjithashtu, është mbyllur edhe marrëveshja për punën e bashkërenduar në fushën e politikës së jashtme, që përmban edhe krijimin e një skuadre me përfaqësues specialë për mbrojtjen e interesave të dy vendeve.

Për më tepër, Kryediplomati Cakaj, bëri me dije se nëpërmjet një letre zyrtare, i ka kërkuar pëlqimin Ministrit Konjufca për të vazhduar projektin e zhvillimit të Ambasadave dhe Konsullatave me hapësira të përbashkëta.

“Pavarësisht pandemisë, puna jonë nuk është ndalur dhe përkushtimi ynë për maksimizim të bashkëpunimit me Kosovën është i patjetërsueshëm.”- përmbylli reagimin e tij Cakaj.

Të fundit

Apple transporton 600 tonë iPhone nga India për të shmangur tarifat e Donald Trump

pple organizoi një operacion sekret për të transportuar 600 tonë iPhone nga India në SHBA, duke u përpjekur të...

Dhjetëra denoncime për ujin e ndotur dhe me erë në Tiranë, Krimi Ekonomik nis hetimet

Ditën e djeshme, më datë 11 Prill pati denoncime të shumta në rrjete sociale nga shumë qytetarë, të cilët raportonin se uji i çezmave...

Ambasada e SHBA: Shmangni agjencitë dhe aplikoni vetë online për viza turistike

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka vazhduar me fushatën sensibilizuese për një udhëtim të rregullt në Amerikë. Madje ambasada këshillon që për të marrë...

Rivendosja e zonave detare rikthen speciet

Një studim shqyrton qindra projekte të restaurimit të habitateve detare në mbarë botën: vetëm 9% kanë dështuar. Vito Tartamella Përpjekjet për restaurimin e ekosistemit detar...

Ekspedita në fund të detit Jon në Greqi zbulon të vërtetën tronditëse

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar se mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në fundin më...

Lajme të tjera

Web TV