Rama kapet me kryebashkiakun: Tërmet se mos na turpëron, se ti je edhe…VIDEO  

Kryeministri Edi Rama në komunikimin që ka zhvilluar me kryebashiakët në vend, është kapur edhe me kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçin.

Në komunikimin me Tërmet Peçin, Rama i ka kërkuar atij që të mos e turpërojë Tepelenën në masat e marra nga koronavirusi. Por ky i fundit ia ka kthyer se i ka zbatuar me përpikmëri urdhrat e kreut të qeverisë dhe se me ndihmën e ‘Allahut’ tha ai, Tepelena do të jetë qyteti model në menaxhimin e situatës nga koronavirus.

Edi Rama: Tërmet, të lutem Tërmet të se ti je edhe i lëvizshëm shumë, se mos kjo hapje na turpëron me Tepelenën.

Tërmet Peçi: Urdhri jot zbatohet, nuk diskutohet. Por dëgjo mua, mendoj që deri tani masat dhe fashat e qeverisë janë zbatuar me përpikëmëri. Nuk kemi asnjë rast falë masave të ndërmarra nga qeveria dhe ndihmën e Allahut të mos kemi asnjë rast. Besoj se Tepelena është model.