Koronavirusi/Kina: Në shtator bëhuni gati për…VIDEO & FOTO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një zyrtarëve të saj të mjekësisë, Kina ka deklaruar se vaksina e parë ndaj koronavirusit mund të jetë gati pas pesë ose gjashtë muajsh.

Drejtori i përgjithshëm i Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Dr. Gao Fu shprehet se shteti kinez është në pritje të një kure që do të hidhet në treg për vaksinimin e Covid-19. Dhe kjo sipas tij mund të realizohet deri në muajin shtator.Gao Fu shpjegoi se shtoi se vaksina do të përdoret për situata emergjente, siç mund të jetë një valë e dytë e shpërthimit të koronavirusit. Ndaj sipas tij, njerëzit duhet të bëhen gati që të përballen me këtë situatë që ka prekur gjithë botën.

Për të zhvilluar një vaksinë gjithmonë duhet kohë. Për shkak se vaksina do të përdoret për njerëz të shëndetshëm, ju duhet të siguroheni që vaksina që po zhvilloni të jetë e sigurt dhe efikase”, saktëson ai. Ndërsa shton se “Ndoshta deri në shtator, mund të kemi një vaksinë që do të përdoret për raste urgjente. Për shembull, nëse kemi përsëri një shpërthim të dytë të koronavirusit”

Sipas drejtuesve të shëndetësisë kineze vaksina do të përdoret fillimisht tek stafi mjekësor dhe më pas do të kalojë te njerëzit./Përshtati nga Daily Mail për Fjala.al, B.Quku 

Të fundit

Trump: Ukraina kërkon të mundë një vend 15 herë më të madh

Pavarësisht manipulimeve ruse, presionit ukrainas dhe shqetësimeve evropiane, Uashingtoni po lëviz drejt një rendi të ri global ku përfundimi...

Barcelona kërkon qendërmbrojtës, dalin 3 opsionet e Flick

Largimi i Ingo Martinez për tek Al-Nassr dhe forma jo e mirë që ka treguar Ronaldo Araujo të paktën në dy ndeshjet e para...

“12 mijë komisionerët e PD i njohën zgjedhjet, Berisha merr rrogën”

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se edhe pse kreu i PD Sali Berisha në deklaratat e tij thotë se nuk i njeh zgjedhjet e...

Massimo Moratti shtrohet në spital, në gjendje të rëndë! Me zor merr frymë

Ish-Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shtruar në spital në terapi intensive për shkak të pneumonisë. Sipas raportimeve, gjendja e tij është kritike pasi mjekët...

Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja, vetëm sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së drejtës”, siç theksoi, “sipas rregullave...

Lajme të tjera

Web TV