SPAK: Argita Malltezi mijëra dollarë për studio britanike pasi u shpall non grata babai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në dosjen voluminoze në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha për privatizimin e kompleksit Partizani thuhet se kreu i Partisë Demokratike ka përfituar në mënyrë të vazhdueshme para nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Duke iu referuar dosjes se SPAK, në vitin 2014, familja Berisha ka përfituar nga familja Malltezi, 24 mije euro, nga këto 6 mije euro kane qenë shpenzime shëndetësore për Liri Berishën, ndërsa 18 mije euro, janë deklaruar nga Shkëlzen Berisha se i janë dhënë nga Jamarber Malltezi.

Ndërkohë, sipas prokurorëve, ne vitin 2017, Sali Berishës i janë dhënë nga vajza e tij Argita Malltezi shuma prej 7 mije e 500 euro, për shpenzime mjekësore per ish-kryeministrin. Ndërsa po në këtë vit janë paguar 27 mijë e 500 dollarë avokatit të Shkëlzen Berishës në SHBA, një shumë kjo e pretenduar se është dhënë pa interes, sipas vetëdeklarimit të këtij të fundit.

Në vitin 2018, sipas dosjes se SPAK, dhëndri i Sali Berishes, Jamarber Malltezi u ka paguar pushimet Sali dhe Liri Berishës në shumën 3 mijë euro.

Ne vitin 2021, dhendri i Berishës i ka paguar vjehrrit dhe vjehrrës të tij shumën prej 20 mije eurosh, avokatit te familjes Berisha në Francë, në çështjen që ish-kryeministri hapi ndaj sekretarit të shtetit Antony Blinken, pas vendimit për ta shpallur atje non grata nga SHBA.

Sakaq, në vitin 2022, është vajza e Berishës, Argita Malltezi e cila ka paguar një studio ligjore në Britaninë e Madhe, në vlerën 72 mije dollarë pas shpalljes non grata edhe nga ky shtet.

Ne vitin 2023, Argita Malltezi paguan per babain e saj 201 mije euro dhe 54 mije dollare, per te likuiduar shpenzimet e nje studioje ligjore ne Britani.

Lexo edhe :  Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Pergjate vitit 2024, Argita Malltezi ka paguar për Sali Berishën edhe 213 mijë euro, për studion ligjore, e cila ka nën shqyrtim çeshtjën e non gratës se ish-kryeministrit.

Nga hetimet e prokurorisë, kompania homeplan shpk, e cila ka ndërtuar pallate në truallin e ish-kompleksit sportiv partizani në vitin 2013, përgjatë fushatës zgjedhore ka paguar udhëtim dhe akomodim të këngëtarit italian Ricardo Cocciante. Kjo kompani ndërtimi në vitin 2010, i ka paguar bileta avioni Jamarbër Malltezit në shumën 822 euro. S.B

Të fundit

Probleme me tensionin, Erion Veliaj shtrohet në spitalin e Durrësit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar në spitalin e Durrësit, pasi mësohet se ka shfaqur probleme me tensionin. Mësohet se zyrtarit...

Pse dashuria nuk zgjat? Frojdi zbulon gabimin që gratë e bëjnë vazhdimisht

Psikoanalisti i famshëm Sigmund Freud, babai i psikoanalizës, ka lënë pas shumë citate dhe ide që edhe sot, më shumë se një shekull më...

1918 – Fundoset Carpathia, anija që sfidoi fatin dhe shpëtoi Titanikun

Ishte një emër që dikur shkëlqeu mes errësirës së Atlantikut – RMS Carpathia, anija që mëngjesin e akullt të 15 prillit 1912, përshkoi me...

Reshje të dendura ‘mbërthejnë’ vendin, raportohen për viktima

Të paktën 63 persona kanë humbur jetën dhe 290 të tjerë janë plagosur brenda 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme...

Pensionet e reja, përcaktohen koeficientët e indeksimit/ Kategoritë që përfitojnë

Qeveria ka miratuar vendimin, që përcakton koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të llogaritjes së pensioneve, dhe që...

Lajme të tjera

Web TV