Vuçiç nuk e mban presionin dhe ndryshon qëndrim: Drejtimi ynë është Evropa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prsidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka ndryshuar sërish qëndrim sa i përket raporteve me Bashkimin Evropian. Pas takimit që zhvilloi me ambasadorët e shteteve të BE-së në Beograd, Vuçiç falenderoi unionin për ndihmën që i kanë dhënë vendit të tij gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Serbia është jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj Bashkimit Europian për ndihmën financiare dhe çdo lloj tjetër solidariteti, jo vetëm për luftën ndaj koronavirusit, por gjithashtu në periudhën kur luftonim kundër përmbytjeve”, u shpreh Vuçiç.

Ndryshe nga 1 muaj më parë kur deklaroi se Evropa e ka braktisur Serbinë dhe se vendi do të shikonte nga Rusia dhe Kina, Vuçiç tha dje se rruga për Serbinë mbetet ajo evropiane.

“Ne folëm për politikën e zgjerimit. Pozita e qartë e Republikës së Serbisë është që ne jemi në rrugën evropiane. Serbia do të vazhdojë rrugën e saj evropiane në mënyrë transparente”, tha presidenti serb.

Kjo zbutje e toneve dhe ndryshim i qëndrimit të Vuçiçit ka ardhur pas presioneve të vazhdueshme nga Brukseli. Një grup deputetësh të Parlamentit Evropian iu drejtuan Komisionit me një letër ku kërkonin që të merreshin në konsideratë shkeljet e të drejtave të njeriut në Serbi.

Eurodeputetët akuzuan Vuçiç se po përdor pandeminë e COVID-19 për të kufizuar liritë themelore dhe për të nënshtruar dhe burgosur gazetarët.

Goditja më e fortë për Vuçiç erdhi nga Josep Borrell, shef i diplomacisë së BE-së, i cili kritikoi autoritetet në Beograd se po nënvlerësonin ndihmën e Evropës. Ai i kujtoi Vuçiçit se BE është kontribuesi kryesor financiar në Serbi dhe se unioni do të ishte më i qartë në të ardhmen për rolin që luan në rajon.

Të fundit

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që futen në Kuvend

Elbasani ka nisur numërimin e votave për kandidatët e listës së hapur. Në këtë qark PS fitoi 10 mandate,...

11 maji, paralajmëron Alimehmeti: OSBE ka prova shumë të forta

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti, është shprehur se OSBE ka prova të forta për deformimin e vullnetit...

Fitore absolute, por jo miting festiv. Zbulohet plani i Ramës për nesër

Ka kaluar 2 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, ndërsa numërimi është drejt fundit ku PS ka fituar fuqishëm duke siguruar deri...

“Faleminderit motër”, Rama i kthen përgjigje Melonit për urimin e fitores

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas urimit që mori nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, pas fitores në zgjedhjet e 11 majit. Përmes një...

PS merr mandatin e nëntë në Vlorë, PD prek ‘fundin e fundit’

Partia Socialiste ka arritur të marrë mandatin e nëntë në qarkun e Vlorës, duke e lënë Partinë Demokratike me vetëm 3 mandate dhe duke...

Lajme të tjera

Web TV