Familja Berisha-Malltezi kundër SPAK: Vendim i Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familja Berisha-Malltezi kundër SPAK: Vendim i Ramës

Pas daljes publike të Sali Berishës, edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzon SPAK për hetime të motivuara politikisht, duke mbrojtur veten dhe familjen nga proceset e cilësuara si të padrejta. Në deklaratën e tij, Malltezi i ka cilësuar prokurorët e SPAK si “shërbëtorë të Ramës”, ndërsa theksoi se aktakuza ndaj tij është plotësisht e pabazuar dhe e pavërtetë.

Pas daljes publike të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka sfiduar masën e arrestit në shtëpi për të komunikuar me publikun, edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi, ka ndjekur të njëjtën rrugë. Malltezi ka dhënë një deklaratë për shtyp, ku ka hedhur akuza të rënda ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke e akuzuar për përfshirje politike dhe për servilizëm ndaj kryeministrit Edi Rama. Në deklaratën e tij, Malltezi i ka cilësuar prokurorët e SPAK si “shërbëtorë të Ramës”, ndërsa theksoi se aktakuza ndaj tij është plotësisht e pabazuar dhe e pavërtetë. Ai shprehet se në asnjë pjesë të aktakuzës nuk ekziston një dokument apo letër që të vërtetojë përfshirjen e tij apo të ish-kryeministrit Berisha në rastin për të cilin po hetohen. Malltezi pretendon se çështja kundër tij është motivuar politikisht dhe se ai po ndëshkohet për shkak të përkatësisë së tij familjare. Duke mbrojtur veten dhe familjen e tij, Malltezi ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që ai apo Berisha të kenë bërë presion ndaj institucioneve shtetërore për çështjen e kthimit të pronave. Në të njëjtën kohë, ai e ka quajtur veten një viktimë politike, duke akuzuar Edi Ramën dhe “falangat e Sorosit” për ndjekjen e një procesi të padrejtë kundër tij. Ai u shpreh se është një ndër mijëra shqiptarët që ka pasur probleme me kthimin e pronave të konfiskuara nga regjimi komunist dhe se përkundër të tjerëve, atij i është kthyer një përqindje e vogël e pronës së tij. Sipas Malltezit, procesi për kthimin e pronës së tij ka zgjatur mbi 12 vjet dhe për këtë ai e akuzon SPAK-un për veprim të shpejtë dhe të padrejtë në lidhje me aktakuzën ndaj tij. Në fund të deklaratës së tij, ai ngriti pyetjen se përse SPAK ka ndërhyrë në mënyrë të shpejtë dhe pse po veprojnë sipas tij, si “shërbëtorë të Ramës”, duke sugjeruar se ky institucion po ndjek një axhendë të caktuar politike kundër tij dhe familjes Berisha.

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV