Rekordi i shtimit të rasteve me COVID në Shqipëri, mjeku Pipero shpjegon arsyen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se 34 rastet e sotme në Shqipëri me COVID-19 janë të afërm të atyre që janë infektuar më parë dhe janë raste asimptomatike.

Në një lidhje live për “News 24”, Pipero theksoi se shtimi i rasteve vjen prej shtimit të testimeve dhe gjurmimit agresiv të kontakteve të të infektuarve.

Ai gjithashtu tha se për të ka rëndësi numri i pacientëve në spital që sot ishte vetëm 3 në COVID-1.

”Janë raste të shtruara në spital dhe dua t’ju konfirmoj se në 24 orët e fundit janë vetëm 3 raste. Pra për mua ka rëndësi rastet në spital. Kujdesi për ta mbetet maksimal. Për rastet e konstatuara nuk e di janë nga rrrethet mikrovatra, vatra të vogla. Pra janë asimptomatikë, raste të vogla. Për shkak të shtimit të numrit të testimeve pasi po kontrollohen agresivisht

Do të rriten pozitivët asimptomatikë por kjo nuk do të thotë se rrit gradivitetin e virusit. Ky është një fakt i cili duhet t’u shërbejë epidemiologëve të shohin në mënyrë inteligjente. Por epidemia është menaxhuar mirë. Janë qytetarë të riatdhesuar që u mundësohet kontrolli në pikat hoteliere të quajtura karantinim apo monitorim. Janë masa të rëndësishme edhe ata për t’u rikthyer por edhe institucionet shëndetësore për t’i mbajtur”, tha Pipero.

Lidhur me fasoneritë mjeku u shpreh se nuk është kundër hapjes së tyre me masa por kur nuk plotësojnë kushtet ato duhet të mbyllen.

”Kam dijeni dhe për fasoneritë që nuk kanë respektuar masat dhe masat që janë marrë për to. Aty ku nuk janë respektuar masat ka pasur shpërthime të virusit. Unë besoj se raste të tilla duhet të na ndërgjegjësojnë për kontrolle të shtuara në fasoneri. Aty ku nuk janë kushtet e favorshme atëhere duhet ndërhyrë ose ndërprerë.

Lexo edhe :  Liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa Ukrainën

Nuk jam kundër hapjes së tyre të kontrolluar. Fasoneritë i kanë kushtet e mira të punës, punëtorët janë në distancë, maska, doreza por them se gjatë transportit apo ushqimit kontaminohen. Gjithsesi janë raste të veçanta dhe janë karantinuar”, tha Pipero./fjala.al

Të fundit

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro do të...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar...

Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet “Rasta”

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një masakër të ndodhur të dielën në mëngjes në provincën veriperëndimore të Ekuadorit, Santo Domingo de...

Lajme të tjera

Web TV