Covid-19 godet ekonominë e SHBA/ Papunësia do të rritet me 16% në shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të premten, agjencia federale e pavarur që siguron informacione buxhetore dhe ekonomike për Kongresin njoftoi se vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë përgjatë vitit të ardhshëm, ndërsa pandemia po dëmton rëndë shëndetin financiar të shumë vendeve në mbarë botën.

Sipas raportit të kësaj agjencie, deficiti buxhetor i SHBA-së do të rritet nga 1 trilion në 3.7 trilionë dollarë këtë vit dhe shtoi se niveli i papunësisë do të rritet nga 3.5 për qind në muajin shkurt, në 16 për qind në shtator

Parashikohet që papunësia të bjerë pas kësaj periudhe, por do të vazhdojë të mbetet një tregues dyshifror deri në vitin 2021. Raporti ushtron presion mbi qeverinë amerikane ndërsa përpiqet të balancojë shqetësimet e krijuara tek deficiti federal në rritje, me miratimin e paketave stimuluese të destinuara për të luftuar efektet ekonomike të shpërthimit. Të premten, Presidenti Donald Trump firmosi një paketë lehtësuese prej 484 miliardë dollarësh që zgjeron mbështetjen në kredi për biznesin e vogël si dhe do të ndihmojë spitalet të zgjerojnë testimin për COVID-19. Paratë janë pjesë e më shumë prej rreth 3 trilionë dollarësh që qeveria amerikane ka shpenzuar për të rritur ekonominë.

Të shtunën numri i të prekurve nga koronavirusi në SHBA është rritur në mbi 900 mijë vetë, ndërsa ai i të vdekurve mbi 51 mijë./VOA

Të fundit

Cili shtet është prodhuesi më i madh i plastikës në botë?

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë...

“Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025”

Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë të ditur se numri i të punësuarve të rinj ka shënuar një rritje gjatë gjashtëmujorit të parë...

Vlorë, vendoset nën kontroll zjarri i rënë në vendgrumbullimin e mbeturinave

Vendoset nën kontroll vatra e zjarrit e rënë disa orë më parë në fushën e vendgrumbullimit të mbeturinave, në Vlorë. Kjo falë angazhimit në terren...

Do të bësh turizëm? Paguaj 7% taksë! Reforma e re ka nisur

Këshilltarët e qytetit të Aberdeen-it kanë miratuar vendosjen e një takse turistike prej 7% për vizitorët që qëndrojnë në akomodime me pagesë, duke e...

Milani refuzon 30 mln euro për titullin: Allegri e ka pjesë kyçe të projektit

Milani ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Newcastle për mbrojtësin Thiaw. Klubi kuqezi e konsideron lojtarin si pjesë të projektit të...

Lajme të tjera

Web TV