Covid-19/ Vdiq 6 ditë pas lindjes, 29-vjeçarja e pa të birin vetëm në një foto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua ka vdekur nga koronavirus vetëm disa ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj, pa mundur të mbajë kurrë djalin e porsalindur.

Fozia Hanif, filloi të kishte simptoma dhe testoi pozitive për sëmundjen pak para ditëlindjes së saj të 29, duke u detyruar të lindë para kohe djalin e saj, Ayaan, në fillim të këtij muaji.

Vetëm gjashtë ditë pas lindjes, familjes së Hanifit iu dha lajmi shkatërrues se ajo nuk do të shërohej dhe ventilatori i saj do të fikej.

Ajo e pa djalin e saj të porsalindur në një fotografi që ia bënë infermierët në spitalin e Birmingham Heartlands, me familjen e saj duke e përshkruar atë si një moment “të lumtur”.

“Ajo ishte vërtet e lumtur, ajo mori foton e foshnjës që ata bënë për të,”, tha bashkëshorti i saj.

“Ajo po e mbante dhe thoshte ‘shiko se është foshnja jonë  dhe ne do të kthehemi së shpejti në shtëpi…’ kjo është hera e fundit që unë fola me të.”, shtoi ai.

“Ajo na dërgonte mesazhe duke na thënë ‘oh nuk e kam parë ende foshnjën’ dhe unë i thoja ‘mos u shqetëso për këtë, kur të vish në shtëpi do të kthehesh bashkë me të, dhe ne të gjithë do ta shohim  bashkë,” tha motra e saj, Sophie Hanif.

Fillimisht Hanifi, e cila e lindi djalin e saj më 2 prill, tregoi disa shenja përmirësimi ndaj virusit duke e transferuar atë në një tjetër repart. Por, gjendja e saj u përkeqësua shpejt dhe ajo u transferua në terapi intensive

Hanif ishte në spital për një kontroll rutine të shtatzënisë, kur ajo kuptoi se kishte temperature, jo shumë të lartë. Megjithatë, stafi i spitalit vendosi t’i bëjë disa teste. Më vonë, atë e lanë të dalë, kur  festoi edhe ditëlindjen e saj të fundit me familjen.

Lexo edhe :  Kryeministri polak shfaqet papritur me paterica, ja çfarë ka ndodhur me Donald Tusk

Megjithatë, ndërsa ishte në shtëpi gjendja e saj shpejt filloi të përkeqësohej, dhe ajo u dërgua përsëri në spital, e izoluar nga familja e saj dhe u fut në një ventilator.

Burri i saj tha: “Ata thanë që ne do ta mbajmë atë këtu për të parë se çfarë ka dhe do t’i bëjmë një test Covid dhe ata e mbajtën atë për dy ditë. Testi rezultoi pozitiv. Të nesërmen na thanë se rasti ishte i lehtë dhe se ju mund të shkoni në shtëpi. Por, pas katër ditësh qëndrimi në shtëpi, ajo pati vështirësi në frymëmarrje dhe ne thirrëm ambulancën”.

Në një fazë familjes së saj iu tha që gjendja e saj po përmirësohej dhe ajo do të dërgohej në repartin e shërimit.

Babai i saj tha: “Kjo na dha shpresë të duhur, u emocionuam. Ata e çuan në repartin e rimëkëmbjes, ata i dhanë telefonin, ne në të vërtetë i folëm.”/Panorama

Të fundit

Berisha ftohet nga IDU në forumin e Brukselit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë një ftesë zyrtare nga Unioni Internacional Demokratik (IDU) për të marrë...

Dalin pamjet, ja si dukej banori i “Big Brother” para ndërhyrjeve estetike (FOTO)

Në rrjetet sociale po qarkullojnë krahasime për ndryshimin e pamjes së Shkëlzen Oruçit, një nga banorët e Big Brother VIP Albania, përpara dhe pas...

Gjiri i Guantanamos: Një front i ri në politikën amerikane të emigracionit?

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon dërgimin e 30 mijë emigrantëve pa dokumente në Gjirin e Guantanamos, bazë detare amerikane në Kubë. I njohur si vendi...

Tiranë – Gjenevë me Air Albania/ Inaugurohet linja e re në aeroportin ndërkombëtar

Tirana dhe Gjeneva lidhen tashmë direkt me kompaninë Air Albania. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës zgjeron kështu mundësitë e lidhjes ajrore midis Shqipërisë dhe Evropës....

Grevë e palës greke në Kakavijë, njoftim i rëndësishëm për udhëtarët

Policia kufitare në Kakavijë bën me dije se për shkak të një greve të palës greke, ditën e nesërme 28 shkurt nga ora 07:00...

Lajme të tjera

Web TV