“Trajtim me antibiotikë të kombinuar”, mjekja tregon gjendjen e pacientëve te Spitali COVID 2

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja Silvana Bala ka treguar për të gjithë situatën e pacientëve në spitalin COVID2, ndryshe “Shefqet Ndroqi”, ku tha se ndodhen në reanimacionin e këtij spitali 5 persona 2 prej të cilëve në intubim.

Në një lidhje me Fax News ajo tha se po bëhet retrospektivë me kartelat e pacientëve për të kuptuar nëse virusi ka ardhur më herët në vend, ndërsa lidhur me pikun e infeksioneve, tha se është për t’u lavdëruar që virusi po ecën valë-valë në vendin tonë dhe jo në fluks rastesh.

“Në reanimacion ndodhen 5 të sëmurë 2 nga të cilët janë të intubuar. Situata e pacientëve është stabël dhe nën kontroll. Gjendja e pacientëve të dalë nga intubimi është stabël por ka nevojë për kujdesin e mjekëve ende.

Dua të sqaroj se pneunomia e mushkërive është një komplikacion i shpeshtë por tek koronavirusi ka një specifikë të veçantë. Tek neve jemi duke hapur kartelat për të parë dhe evidintuar sepse kemi pasur raste në kohën që ishte e panjohur për ne për të gjetur imazhe të ngjashme të Covid me simptoma të pneunomisë. Kishin karakteristikë që kalonin me veshtirësi pneunominë, gjë e cila sot është karakteristikë për koronavirusin, kryesisht tek të moshuarit. Do dalim me një përfundim sa më shpejt, do kërkojmë informacione sa kemi, do kontrollojmë kartelat, dhe në bazë të protokolleve që janë bërë edhe në Kinë apo në Europë do të dalim në disa konkluzione.

Një pacient që shtrohet edhe me Covid edhe me pneunomi, trajtohet me antibiotikë të kombinuar, me terapi të protokolleve që parashikon OBSH. Ka tashmë skema të veçanta që infeksionistët i kanë vënë në funksion. Një pacient me pneunomi dhe Covid negative, trajtohet me mjekimet e diagnozës.

Lexo edhe :  Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Është një klinikë e veçantë në Sanatorium që përbajnë klientët Covid negativ që kanë kaluar virusin dhe janë mbi 60-vjeç, siç është klinika me Covid pozitiv. Unë them se e kemi fituar këtë betejë që në fillim, jemi vendi ndër të parat për masat që kemi marrë. Nuk mund ta kuptoni se çfarë lloj përgatitje ishte bërë në sistemin spitalor, ishin gati 500 shtretër, dhe mendoja një shifër të madhe. Ai suspacion i ardhur valë-valë është një sukses në këtë pandemi kaq të madhe”, tha Bala.

Të fundit

Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor,...

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për...

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i ri ka kërcënuar me armë...

“Jaws” mbush 50 vjeç – një dokumentar rrëfen historinë pas kulisave

nga Lucia Magi/ Los Angeles Një regjisor i ri, një ide e çuditshme për një “balenë të madhe”, një peshkaqen mekanik që nuk funksiononte, qindra...

Berisha: Përgëzoj banorët e Thethit për kundërshtimet që bënë

Përplasja ndodh në Theth, por Sali Berisha mbrojtjen banorëve të zonës ia ofroi nga selia. Ditën e fundit të aksionit, kryedemokrati doli me...

Lajme të tjera

Web TV