13 vite pasi ishte hequr, Serbia rikthen shërbimin ushtarak të detyruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Serbisë ka nisur këtë të premte procedurat për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vend, 13 vjet pasi ishte hequr.

Në një njoftim për media, Qeveria serbe tha se e ka miratuar një konkluzion, sipas të cilit, do të formohet një grup punues për “shqyrtimin e aktiviteteve dhe masave” për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Ky vendim e mbështet propozimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili mori pjesë edhe në seancën e Qeverisë të premten.

Vuçiq njoftoi më 14 shtator se kishte nënshkruar marrëveshjen për kryerjen e shërbimit të rregullt ushtarak për 75 ditë. Shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm për burrat, ndërsa vullnetar për gratë, sipas Qeverisë.

Para vendimit të Qeverisë të premten, lideri serb tha se ministrat e kanë përkrahur propozimin e tij për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

“Kam theksuar se kjo është një gjë e madhe për Serbinë, jo vetëm për mbrojtjen e vendit, por edhe sepse do të forcojë ndjesinë e përgjegjësisë dhe seriozitetit tek të rinjtë, e cila do t’u nevojitet atyre për gjithçka që do të hasin në jetën civile”, tha Vuçiq në Instagram.

Ai shtoi se “qytetet dhe bashkitë ku ndodhen kazermat do të përfitojnë edhe nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, sepse këto zona do të rriten ekonomikisht dhe do të përparojnë e zhvillohen edhe më shpejt”.

Gjatë një vizite te Forcat e Armatosura të Serbisë, Vuçiç tha gjithashtu se kryerja e shërbimit ushtarak do të zgjasë shumë më pak se në të kaluarën./S.M

Të fundit

Mbyllja e institucioneve serbe në dhjetë komuna në Kosovë,BE dhe SHBA-ja kundër vendimit

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar të mërkurën vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e...

PD paraqet 15 pikat e programit ekonomik/ Berisha: Fund varfërisë brenda 100 ditëve

Partia Demokratike ka paraqitur pikat e programit ekonomik, që sipas saj, do të bëjë të mundur nxjerrjen e vendit nga situata e rënduar në...

Sa mund t’i kushtojë Elon Musk blerja e TikTok?

Elon Musk, personi më i pasur në botë, mund të bëjë një ofertë të ngjashme me atë që pagoi për Twitter (44 miliardë dollarë),...

Mbretëria e Bashkuar nis hetim ndaj Google

Mbikëqyrësi i konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një hetim për gjigandin e teknologjisë Google. Kompania po hetohet nëse ka më shumë fuqi...

U godit me çekiç në kokë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së 81-vjeçarit në Qafë Mollë

Sipas deklaratës së policisë, autori Isuf Hasa e goditi me çekiç në kokë dhe më pas i vodhi paratë. 81-vjeçari u gjet pa shenja jete...

Lajme të tjera

Web TV