Dhunohet me sende të forta një person në Fier, në sherr përfshihet edhe një polic

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse në karantinë, fierakët janë përfshirë në një sherr në mes të qytetit mbrëmjen e sotme.

Një përplasje ka ndodhur në qytetin e Fierit, ndonëse i gjithë vendi ndodhet në karantinë, nga ku mësohet se dy persona kanë rrahur një tjetër me sende të forta.

Një nga të rinjtë që dhunuar qytetarin tjetër raportohet të jetë një punonjës policie, ndërsa sherri dyshohet se ka ndodhur për arsye banale.

Dy të rinjtë që udhëtonin me një makinë tip “ Benz” me targa AA 600 MU i kanë zënë pritë një personi tjetër që udhëtonte me një makinë “Opel” me targa AA 683 EO, i cili ishte i shoqëruar me një vajzë.

Dy dhunuesit kanë dalë nga “Benzi” dhe me një çekiç kanë goditur dritaren e “Opelit” duke thyer xhamin e shoferit.

Pas mbërritjes në vendngjarje të policisë është identifikuar edhe që njëri prej të rinjve që udhëtonin në makinën tip “Benz” ishte efektiv policie, jashtë shërbimi./Fjala.al/

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV