Koronavirusi/Artan Fuga jep 5 ‘këshilla’: Të fryhen mirë gomat. Uji të pihet vetëm me buzë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku Artan Fuga ka dhënë 5 këshilla për qytetarët që dalin në fashat e orareve të përcaktuara nga qeveria.

Duke ironizuar udhëzimet e qeverisë, Fuga shkruan se bota po dështon dhe ka hyrë në një rrugë të gabuar në betejën me covidin19, “pas konsultimeve kombëtare në departamentet tona të specializuara për këto çështje, dhe konsultave me laboratorët më të mira të Galaksisë, jepen këto rekomandime për qeverinë”.

Postimi i plotë:

Gjashtë rekomandime për qeverinë daljen nga mbyllja e daljes:

Nisur nga të dhënat më të fundit shkencore, nga zbulimet që kemi bërë në një tunel në malin e Dajtit, duke mbajtur parasysh se bota po dështon dhe ka hyrë në një rrugë të gabuar në betejën me covidin19, bazuar te ndriçime pothuajse hyjnore, pas konsultimeve kombëtare në departamentet tona të specializuara për këto çështje, dhe konsultave me laboratoret më të mira të Galaksisë, jepen këto rekomandime për qeverinë:

Të fryhen mirë gomat e autobuzave dhe të veturave personale sepse janë bërë disa javë që nuk janë kontrolluar.

Natën vonë të mos pengohet askush që të flejë sepse është zbuluar që ëndërrat idiote sidomos janë një medikament i së ardhmes.

Të bëhet kujdes të zbulohen edhe ata që më pas do të jenë të infektuar nga viruse të tjera sepse që tani duhet të mendohet për të ardhmen.

Të shihen me kujdes delet, dhitë, pëllumbat sepse ka të dhëna që lakuriqët e natës sidomos natën shkojnë dhe i takojnë pa leje. Lejet për takime të jenë të vlefshme edhe për kafshë të buta me lesh.

Sidomos të bëhet kujdes që të mos pihet ujë veçse nëpërmjet buzëve dhe grykës meqë kështu zvoglohen vrimat nga mikrobi mund të hyjë!

Lexo edhe :  "Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha"

Qeveria të mos ketë asnjë inferioritet, por le t’i marrë këto këshilla dhe sugjerime dhe t’i zbatojë sepse nuk ka problem. Pêr shëndetin e popullit ne nuk kërkojmë të drejta autori!

Këshillën e gjashtë do t’a japim radhën tjetër!

Por dihet që ka të bëjë me tenderin e letrave higjenike dhe të pecetave në rast menstruacionesh!

Korrupcioni që po çfaqet aty o bo ves i keç!

Të fundit

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato,...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, vlerësoi "gratë dhe burrat e guximshëm" që i rezistuan regjimit, në 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953. Berlini,...

Lajme të tjera

Web TV