Gjermani/ Protestuan për heqjen e izolimit, policia arreston mbi 100 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia gjermane ka arrestuar mbi 100 persona të cilët protestuan kundër masave të Covid-19 të ndërmarra nga qeveria.

Autoritetet më parë kishin ndaluar kategorikisht grumbullimet masive, por persona të shumtë janë mbledhur në sheshin kryesor të Berlinit. Qeveria ka urdhëruar që të mos lejohet që më shumë se 20 njerëz të mblidhen në një vend, e po ashtu të respektohet distancimi social, raportojnë mediat europiane.

Mirëpo, duket se në këtë protestë të pazakontë, nuk është respektuar as njëra e as tjetra normë. Protestuesit mendojnë se ka kaluar gjendja e jashtëzakonshme dhe se jeta duhet të kthehet në normalitet. Policia arrestoi 105 vetë, të cilët janë dërguar në komisariat.

Gjermania numëron deri tani 152 438 persona të infektuar me koronavirus, kurse ka deri tashmë 5500 viktima nga Covid-19.

Të fundit

Lazio triumfon mes emocioneve por “gjunjëzohet” tek 11-metërshat përball Bodo Glimt

Lazio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë...

Ndeshja më e çmendur e viteve të fundit, United triumfon në kohën shtesë ndaj Lyon

Manchester United ka arritur të fitojë një ndeshje të çmendur ndaj Lyonit me rezultat 5-4, pas kohës shtesë. Vetëm pas 10 minutave lojë Manchester United...

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë tjetër, këto marrëdhënie mund të...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

Lajme të tjera

Web TV