Këto janë gjërat për të cilat njerëzit pendohen më shpesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A ke bërë ndonjëherë një zgjedhje për të cilën më pas ke përjetuar keqardhje? Nuk je vetëm. Shumica prej nesh e njohim atë ndjesi boshllëku të shoqëruar me një përzierje zemërimi. Mendja fillon të përshkojë skenarë alternativë ku ti ke vepruar ndryshe dhe gjërat kanë përfunduar më mirë.

Megjithëse shumë nga këto pendime janë të vogla dhe shpejt harrohen – si për shembull, ai komenti i pavend në rrjetet sociale – ka disa pendime që zgjasin. Ato bëhen pika kyçe që të bën të imagjinosh një histori më të mirë për jetën tënde.

Çfarë e nxit pendimin?

Sipas studimit “The ideal road not taken: The self-discrepancies involved in people’s most enduring regrets”, ka disa faktorë që rrisin gjasat që një vendim të sjellë pendim. Pendimi afatgjatë është më i zakonshëm në rastet kur nuk veprojmë; pra, kur vendosim të mos bëjmë diçka – për shembull, ai vend pune jashtë shtetit që nuk pranuam ose personi që nuk guxuam ta ftonim për një takim. Ky lloj pendimi nxitet nga imagjinata jonë, që e krahason botën e vërtetë me versionin më të mirë të mundshëm të saj. Ti kurrë nuk e di si do të kishte përfunduar, por mendja jote mund ta krijojë lehtësisht një skenar ideal.

Disa vendime merren me nxitim, pa u konsultuar të tjerët ose pa menduar për pasojat e mundshme. Kur këto vendime rezultojnë keq, është më e lehtë të ndjesh keqardhje duke menduar sa lehtë mund të kishe vepruar ndryshe.

Pendimet shpesh vijnë si pasojë e vendimeve që të largojnë nga versioni ideal i vetes. Personi që dëshiron të jesh është i rrënjosur në vlerat e tua, të cilat pasqyrojnë gjërat që kanë rëndësi për ty. Disa njerëz vlerësojnë pushtetin, të tjerë përputhshmërinë apo sigurinë. Çfarëdo që të jetë, vendimet që cënojnë këto vlera të ekspozojnë ndaj rrezikut të pendimit.

Lexo edhe :  Filmohet përplasja e tmerrshme midis Porsche dhe BMW në Nürburgring

Pendimet më të qëndrueshme lidhen me marrëdhëniet sociale. Njerëzit kanë një nevojë biologjike për përkatësi dhe vendimet që kërcënojnë këtë ndjenjë përkatësie janë veçanërisht të rrezikshëm. Për të shmangur pendimin, është e rëndësishme të kujdesesh për veten, të marrësh vendime që përputhen me rregullat dhe vlerat e tua personale. Edhe nëse gjërat shkojnë keq, do të dish pse vendimi kishte kuptim për ty në atë kohë./E.Ç

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV