Çfarë të bëjnë prindërit para se të dërgojnë fëmijën në kopsht, këshilla nga Lira Gjika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga: Lira Gjika

Prindërit kur dërgojnë fëmijën në kopësht për herë të parë, është mirë ti bëjnë një parapregatitje. Ata duhet ti shpjegojnë fëmijës përse duhet të shkojë në kopësht dhe se ku qëndron diferenca ndërmjet mamit, babit dhe edukatoreve. Ky shpjegim do t’u japë fëmijëve një mundësi për të përballuar këtë ndryshim kaq të madh në jetën e tyre. Ai, fëmija, duhet të përballet me mjediset dhe njerez të rinj jashtë familjes, të huaj e të panjohur për të.

Gjithashtu do të përballet me një mënyrë të re komunuikimi, me komandën. Fëmija duhet të mësojë t’i bindet komandave, kur edukatorja i kërkon të kryejë ose jo një veprim. Ai duhet t’i zbatojë këto rregulla pikërisht për t’u rritur e bërë sa më i zoti. Një problem tjetër për fëmijën kur shkon në kopësht, është përballja me moshatarët dhe me më të vegjëlit që nuk është një përballje e lehtë apo e këndëshme. Fëmija, gjithashtu do të përballet për herë të parë me ndërtimin e marrëdhënieve nëpërmjet respektit dhe jo të lidhjeve familjare. Për këto arsye prindërit duhet t’i flasin e t’i tregojnë fëmijës që në kopësht ka një program, që ai duhet ta mësoje, zbatojë dhe ta jetoje, sepse kështu do të kuptojë diferencën ndërmjet familjes dhe marrëdhënieve jashtë saj.

Mësueset e kanë detyrë dhe përgjegjësi mësimin e tij, ndërsa mami dhe babi e kanë djalë apo vajzën e tyre dhe i bëjnë gjërat se e kanë shumë të çmuar dhe e duan, ndërsa edukatoret e respektojnë dhe duhet t’i mësojnë rregullin që është shumë i rëndësishëm për njeriun, të cilën ato e kanë detyrë. K.B

Të fundit

1944 – Lufta Fino-Sovjetike, Finlanda fiton betejën e Tali-Ihantala

Në verën e vitit 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet Beteja e Tali-Ihantala, e cila do të mbahej...

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni me te qete. Nga ana...

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën në “Egnatia Arena” me islandezët...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

Lajme të tjera

Web TV