Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare legjenda e Barcelonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-mesfushori holandez, Johan Neeskens, i njohur për kohën e tij te Ajax dhe Barcelona, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Neeskens, i cili shënoi 17 gola në 49 paraqitje ndërkombëtare për Holandën, gëzoi një karrierë 23-vjeçare si lojtar dhe më vonë pati disa role të spikatura si trajner.

I njohur gjerësisht si një nga futbollistët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë, Neeskens, përkrah Johan Cruyff, ishte pjesë e skuadrës së Ajaxit që fitoi tre Kupa Europiane në fillim të viteve 1970 dhe ishte pjesë e kombëtares holandeze që arriti në finalet e njëpasnjëshme të Kupës së Botës në 1974 dhe 1978.

Neeskens fitoi gjithsej 14 trofe në karrierën e tij, duke përfshirë trofetë e Kupës së Mbretit dhe Kupës së Fituesve të Kupës me Barcelonën dhe dy tituj të Ligës së Futbollit të Amerikës së Veriut me New York Cosmos.

Më pas ai mbajti role menaxheriale në klubin zviceran FC Zug, NEC Nijmegen të Holandës dhe skuadrën afrikano-jugore Mamelodi Sundoëns, ndërsa gjithashtu mbajti role asistent me Holandën , Australinë, Barcelonën dhe Galatasaray./ D.C

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV