Shtatori me sinjale mikse, kriza e çmimeve nuk ka kaluar, inflacioni te ushqimet u rrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vala e inflacionit po vazhdon të tërhiqet për të katërtin muaj me radhë, por çmimet e ushqimeve dhe pijeve po rriten. Treguesi i zhvlerësimit të parasë në raport me shtrenjtimin e çmimeve ra në 1.9 për qind në shtatori, niveli më i ulët që prej qershorit të vitit 2021.

Por e njëjta nuk ndodhi me ushqimet dhe pijet. Inflacioni në shtator te kjo kategori produktesh “kërceu”  në 2.7 për qind duke iu afruar “vijës së kuqe”… asaj 3 për qind.

“Jo që nuk ka rënë gjë, por çmimet janë rritur. Ata gënjejnë. Kjo është e tmerrshme. Këta po mbushen e ne po zbrazemi”, tha një qytetar.

Arsyet e këtij paradoksi që po përsëritet shpesh duke konfirmuar se kriza e çmimeve nuk ka marrë fund shtrihen në disa drejtime.

“Pjesa që lidhet me shërbimet bazë dhe ushqimet vijon të zeje një pjesë të konsiderueshme në portofolat familjare. Një pjesë e konsiderueshme e tyre vijnë nga importi. Oferta vijon të jetë jo e përputhur ndaj ndikon në rritjen e çmimeve në varësi të tregjeve të jashtme”, u shpreh Adrian Civici.

Sipas Institutit të Statistikave, rënia e inflacionit të përgjithshëm edhe në shtator u ndikua kryesisht nga zbutja e çmimeve të karburanteve. Gjithashtu, muajin e shkuar u rritën më ngadalë edhe çmimet e qirave, mobilimit apo shëndetit.

“Ka ndikim edhe sezoni. Ka luhatje të kërkesës me ofertën Çmimet anë të larta. Rritja po ndodh më lehtë. Nëse nuk do të rriteshin çmimet nuk do të kishim inflacion fare”, shtoi Civici.

Pavarësisht flukseve të shkuara të turistëve jashtë-sezonalë, inflacioni te baret dhe restorantet në shtatori mbeti në nivelet më të ulëta ndonjëherë, në 1.8 për qind. /e.t

Të fundit

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e...

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet '90 të "Djajve të kuq". Sipas tij,...

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Përmes një njoftimi, Policia...

Igli Tare nuk ka më durim: Pranoni ofertën ose e mbyllim

Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai e quan ofertë finale dhe...

24 orë të zhdukura/ Tezja dhe mbesa largohen nga banesa, 61-vjeçari: Më ndihmoni t’i gjej

Më datë 26.07.2025, ka kallëzuar shtetasi P. P., 61 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja D. P., 20 vjeçe, dhe...

Lajme të tjera

Web TV