Kanye West i jep fund lidhjes me Bianca Censorin pas dy viteve martesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanye West thuhet se është gati për divorc me Bianca Censori.

Krijuesi i hitit “All Falls Down” lidhi martesën me modelen australiane, e cila është 18 vjet më e re, në dhjetor 2022, vetëm dy muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian.
Pëshpëritjet e dasmës së tyre filluan të qarkullojnë në janar 2023, por vetëm në tetor martesa e tyre u konfirmua kur një certifikatë u shfaq në internet.

Historia e tyre e dashurisë filloi kur Kanye la të kuptohet për një romancë të re me Bianca-n duke hequr këngën e tij Censori Overload. Që kur bënë betimet e tyre, dyshja ka marrë një vëmendje të madhe të rrjetit teksa i binin globit rrotull, me zgjedhjet e guximshme të modës të Bianca-s duke i lënë fansat të tronditur.

Burimet zbuluan se Bianca ka udhëtuar në Australi për të qenë me familjen e saj, ndërsa reperi 47-vjeçar është parë në Tokio.
Këto burime i thanë gjithashtu TMZ se artisti u ka treguar miqve se ai i ka dhënë fund martesës së tij dhe dëshiron të rimarrë statusin si beqar. Hera e fundit që Kanye dhe Bianca u panë së bashku ishte më 20 shtator, duke bërë pazar në kryeqytetin e Japonisë, raporton Mirror.
Thuhet se pika kryesore në lidhjen e tensionuar të Bianca dhe Kanye ishte kur i afërmi i saj australian i vizitoi ata në LA. Pas përzierjes me dyshen, familja e Bianca-s supozohet se nuk mund të mbyllte një sy ndaj pjesës shqetësuese të marrëdhënies së tyre, duke e shtyrë atë të rivlerësonte jetën e saj të dashurisë me reperin.

Duke folur për Mail Online, një burim i brendshëm pohoi: “Bianca filloi ta rishihte marrëdhënien kur miqtë dhe familja e saj shprehën shqetësime për mënyrën se si ajo vishej në publik dhe Kanye ndjeu se ajo nuk ishte aq e dashur për të sa ishte në fillim.
Nuk ka ndjenja të vështira, por ajo nuk mund të injoronte familjen e saj kur ata i kërkuan asaj të shpjegonte pjesët e panjohura të marrëdhënies së tyre. Ata janë ndarë më parë, kështu që ekziston mundësia që ata të ribashkohen”, shtoi burimi./E.Ç

Të fundit

Luiz Ejlli feston ditëlindjen: Mu deshën 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar

Këngëtari Luiz Ejlli feston sot ditën e lindjes. Teksa ka shpërndarë disa momente të ëmbla së bashku me Kiarën dhe vajzën...

“Paketa Maleve Kali i Trojës për Veriun”, Tabaku akuzon qeverinë për kaosin në Theth

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve në Theth, në kulmin e sezonit turistik....

Nga fshatari kulak me tepricat e grurit, te fshatari evazor me bidonët e qumështit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova paralajmërimin e prerë të kryeministrit Rama se do të nisë sekuestrimi i të gjitha produkteve të qumështit dhe bulmetit që...

Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës. Foshnja fillimisht...

 Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Ramës

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga...

Lajme të tjera

Web TV