Provimet e maturës e rifillimi i vitit shkollor, Shahini tregon vendimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka folur sot në lidhje me masat që po merr qeveria për rifillimin ose jo të vitit shkollor, të ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ajo tha se viti shkollor do te mbyllet dhe do ta konsiderohet i mjaftueshëm për mësimet që janë bërë deri tani, ndërsa në lidhje me provimet e maturës shtetërore Shahini shtoi se datat e provimeve, mund të lihen në qershor.

“Janë xhiruar 1.2 milionë minuta video amatore të mësuesve, që është një përpjekja gjigande për të kaluar online këtë proces mësimor. Vitin shkollor do ta konsiderojmë të mbyllur për shkak se kështu po ndodh në të gjithë botën. Çfarëdo që kemi humbur në këtë pjesë, do ta kompensojmë në fillimin e vitit të ri shkollor. Viti shkollor do te mbyllet dhe do ta konsiderojmë të mjaftueshëm për mësimet që janë bërë deri tani.

Sa i preket datave të provimeve, mendojmë të jenë në qershor. Nëse kthehemi në shkollë apo jo, apo nëse provimi do mbahet do ta marrim një vendim kësaj jave. Jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë, por po presim një vendim final nga Task-Forca nëse është e sigurt mundësia për kthimin në bankat e shkollave”,-deklaroi ajo./Fjala.al/

Të fundit

Berisha pranon vrasjet e ’21 Janarit’/ Ishte krim shtetëror, u vranë nga armët e shtetit!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i cilëson për herë të parë “krim shtetëror pa dashje” vrasjet e “21 Janarit” 14 vite më parë në bulevardin...

600 ekspertë izraelitë kërkojnë fundin e luftës/ Ultimatum Trumpit: Ndaloje Netanyahun

Më shumë se 600 ish-zyrtarë të sigurisë izraelite, përfshirë ish-drejtorë të Mossadit dhe Shin Bet-it, i kanë dërguar një letër presidentit të Shteteve të...

Skema Kombëtare e Investimeve, 2 miliardë lekë për bujqësinë, 9 masa mbështetëse

Prej datës 30 korrik janë hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, një paketë e re financimi me 20 milionë euro në mbështetje...

SONDAZHI/ 62% e qytetarëve kundër Kodit të ri Penal

Nga Eduart Zaloshnja Në një sondazh që zhvillova në fundjavë, duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me 2000 SMS krejt të rastesishme në të gjithë...

Dash Sula: Berisha të largojë humbësit, parashikoj situatë më të keqe për PD-në

Dash Sula nuk mundi ti mbijetojë fshesës së Sali Berishës para zgjedhjeve, i cili me një të rënë te lapsit e fshiu nga listat. Pastrimin...

Lajme të tjera

Web TV