Parashikimi i motit, temperaturat maksimale në 25 gradë Celsius

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas MeteoAlb, orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin intervale të gjatë me kthjellime në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa në shtirjen Lindore parashikohet që herë pas here të ketë kalime të lehta të vranësirave, por pas mesdite pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në pothuajse të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në orët e pasdites në zonat Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu në skajin Juglindor.

Vija bregdetare edhe në pjesën e dytë të ditës do të jetë me intervale kthjellimesh, por do të ketë edhe kalime të lehta të vranësirave.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga nga 8°C vlera minimale deri në 25°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi verior; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët./ K.B

Të fundit

Flamur Noka paditet në GJKKO për shpifje dhe fyerje

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është paditur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për...

Jeff Bezos “dëbohet” nga venecianët, dasma luksoze zhvendoset pas protestave

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon-it dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, është detyruar të zhvendosë ceremoninë e tij të dasmës nga...

Konfirmohet vatra e dytë e murtajës në Korçë, pritet asgjësimi i rreth 200 krerëve

Është konfirmuar vatra e dytë e murtajës në qarkun e Korçës. Sipas informacioneve, vatra është konfirmuar në fshatin Shkozë të bashkisë Maliq. Mësohet se do...

Ish-kreu lokal i PD-së, Genc Deromemaj, emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike të Vlorës, Genc Deromemaj, është emëruar drejtues i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për qarkun e Vlorës. Deromemaj...

Ngjarje e rëndë gjatë punës / Humb jetën punëtori, pronari përfundon në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar një 65-vjeçar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, 65-vjeçari ka njoftuar shërbimet spitalore,...

Lajme të tjera

Web TV