80-vjeçari përfundoi në intubim, zbardhet arsyeja pse Ilir Nukaj dhunoi të moshuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen në Fier, ku 47-vjeçari Ilir Nukaj, dhunoi një çift të moshuarish.

Autori është paraqitur në dyqanin e të moshuarve për të blerë alkool, ndërsa 80-vjeçari nuk ka pranuar t’ia shesë, pasi njihej si person problematik.

Si pasojë e dhunës, 80-vjeçari ndodhet në intubim në gjendje të rëndë, ndërkohë bashkëshortja e tij pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin Ilir Nukaj 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier, person me preçedent penal për krime ndaj personit.

Në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit Namik Rustemi, shtetasi Ilir Nukaj, për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, shtetasin Namik Rustemi, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe.

Si pasojë e dhunës shtetasi Namik Rustemi, ndodhet i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, në kujdesin e mjekëve. Ndërsa shtetasja A.R pasi ka marrë mjekim është larguar drejt banesës së saj.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’. S.B

Të fundit

Fillon Bllokada e Berlinit, një nga përplasjet e para të mëdha të Luftës së Ftohtë

24 qershor 1948 Më 24 qershor 1948, Bashkimi Sovjetik nisi Bllokadën e Berlinit, duke ndërprerë të gjitha rrugët tokësore dhe...

Parashikimi i motit për sot, 24 qershor 2025

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot...

Farefis

Nga Edison Ypi Një dhëndërr nga të farefisit ka në pronësi një hotel me tre kate në dalje të qytetit. Me anë të disa dallavereve...

“Lufta mbaroi!”, Donald Trump njofton marrëveshjen e fundit Iran-Izrael

Donald Trump ka njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit. Postimi i plotë URIME TË GJITHËVE! Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe...

Ushtria e Napoleonit kalon lumin Neman, nis pushtimin katastrofik të Rusisë

24 qershor 1812 Më 24 qershor 1812, Napoleoni Bonaparte, Perandori i Francës, kaloi me rreth 600,000 trupa lumin Neman në kufirin perëndimor të Perandorisë Ruse,...

Lajme të tjera

Web TV