“Përditë marr ofendime”, kërcënohet me jetë këngëtarja dhe politikania shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja shqiptare Eliza Hoxha, e cila së fundmi ka nisur edhe një karrierë në politikë është kërcënuar me jetë.

Në rrjetet sociale është publikuar një mesazh që e ka shqetësuar Hoxhën, shkruajnë mediat kosovare.

“Je e vdekur Eliza Hoxha,“- shkruhet në një status të një personi me emrin Shend Dushi.

Këtë status, vetë Eliza e ka bërë publik në profilin e saj në Instagram, ku shkruan se ajo që nga momenti që ka hyrë në politikë, ka marrë lumë ofendimesh dhe mesazhesh të tillë.

PASQYRË SHOQËRORE KOSOVARE. Prej se kam hy në politikë përditë të lume marr ofendime publike e edhe në inbox kot e kot… Liria me linqu dhe me stigmatizu në Kosovë është aq e jashtzakonshme sa që kalon në shkelje, abuzim dhe kërcnim të tjetrit ….krejt kjo në emër të lirisë së mendimit dhe veprimit.
Kur kësaj ia shton faktorin gjinor ky presion dhe kjo luftë është edhe dy herë më e egër,“- shkruan Hoxha krah fotos.

Të fundit

Tregtarët romë kundërshtojnë bashkinë, vijojnë shitjet në tregun e vjetër

Gjatë kësaj të marte një pjesë e tregëtarëve rom në Gjirokastër kanë dalë sërish për të tregëtuar në mjediset...

Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump për sanksione më...

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku zhvilloi...

Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

SHPETIM LUKU - Një reklamë televizive: dy të rinj të buzëqeshur takohen “rastësisht” në hyrje të një institucioni financiar dhe nisin bashkëbisedimin. “Po ti, ç’po...

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe Egli pasi publikoi disa...

Lajme të tjera

Web TV