Rruga e gjatë drejt Perëndimit prodhoi dhe një forcë anti-perëndimore në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Shqipëria nënshkroi sot në Luksemburg nisjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke filluar me hapjen praktike të kapitullit të parë, që shënon fundin e fazës politike të anëtarësimit dhe kalimin e procesit në nivel teknik.

Prej sot Shqipëria ka përfunduar detyrimet politike në procesin e gjatë të anëtarësimit dhe mbetet të demonstrojë aftësitë e saj praktike në negocimin e çdo kapitulli, që është një proces ku demonstrohet aftësia shtetbërëse dhe fuqia e administratës së vendit për të përballuar standardet e Bashkimit Evropian.

Prej sot praktikisht Shqipëria është në paradhomën e Bashkimit Evropian, duke plotësuar letrat për t’u bërë anëtare e familjes së madhe evropiane.

Ky moment historik i kalimit nga procesi politik në atë teknik, është tani një sidë konkrete për shtetin shqiptar, pasi është ai momenti kur ne duhet të ekspozojmë para evropianëve, pikën tonë më të dobët, administratën shtetërore dhe aftësitë e saj për të qenë një administratë perëndimore.

Në të gjitha hapat e tjerë vendimtarë ose historic, siç mund të quhen në këtë proces, klasa politike në Shqipëri ka qenë formalisht e bashkuar dhe ka përshëndetur procesin.

Ky është rasti i parë që një moment historik siç është fillimi i negociatave konkrete, jo vetëm nuk përshëndetet nga opozita, por ka një kundërshti dhe fizike për të bllokuar Parlamentin dhe për të shkaktuar dhunë guerile në rrugët e Shqipërisë.

Në një farë mënyre rruga e gjatë drejt anëtarësimit, ka arritur të krijojë dhe një produkt anti-evropin në politikën shqiptare.

Dhe kjo është hera e parë pas 32 vitesh, që në Shqipëri kemi një forcë politike zyrtarisht anti-evropiane.

Me gjithë të metat dhe të mirat e veta, deri më 2021 Shqipëria ka pasur një konsensus politik lidhur me hapat drejt anatarsimit. Pas shpalljes së Berishës “non grata” për minim të demokracisë dhe korrupsion madhor prej SHBA e më pas dhe prej Britanisë së Madhe, ai uzurpoi PD dhe e shndërroi atë në një forcë anti-perëndimore.

Lexo edhe :  Pse Flamur Noka po betohet se 'nuk merret peng'?

Sot opozita më e madhe shqiptare është e rreshtuar kundër Perëndimit, kundër SHBA, kundër reformës më të madhe të investuar nga Perëndimi në Shqipëri, që është Reforma në Drejtësi, dhe mbi të gjitha po përpiqen që dhe aleancat në rajon t’i kenë me forcat anti-perëndimore.

Dhe kjo është një arsye e besueshme përse sot mungon një përshëndetje e opozitës për këtë hap historikë në rrugën drejt BE.

Rruga e gjatë drejt Perëndimit e ka diferencuar dhe politikën shqiptare dhe ka prodhuar më në fund dhe një forcë politike anti-evropiane, duke rrezatuar realitetn e sotëm shqiptar

Kjo është normale në çdo vend evropian. Kudo e kanë një forcë anti-evropiane, madje dhe ata që jetojnë në Evropë. Ndaj nuk duhet marrë si dramë E rëndësishme është të jenë pakicë dhe në opozitë. /K.B

Të fundit

Protesta e 23 dhjetorit, Këlliçi thirrje qytetarëve të Tiranës

Opozita do të zhvillojë protestën kombëtare të radhës nesër, më 23 dhjetor, në orën 17:00, si pjesë e aksionit...

Ethet e Nilit, Bino: Dezinsektimi të kryhet nga bashkitë e të monitorohet nga ISHP

Pas rreth 13 vitesh, këtë vit rikthimi i virusit të Etheve të Nilit Perëndimor në vend u mori jetën rreth 11 personave, kryesisht atyre...

‘Mos luaj me zjarrin’, Kina lëshon paralajmërimin e fortë për SHBA

Qeveria e Kinës ka kundërshtuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar më shumë ndihmë ushtarake dhe për t’i shitur armë Tajvanit, duke...

Mbyllja e TikTok-ut për 1 vit në Shqipëri, nis procesi tekniko-ligjor

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe disa institucione të tjera publike, ka kontribuar në...

Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në Himarë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme në Himarë, duke theksuar se ky proces...

Lajme të tjera

Web TV