U qëllua me armë me silenciator, ja si ndodhi plagosja në Shkodër (detaje+foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e quajtur Ura e Bunës në Shkodër, ku u plagos me armë zjarri shtetasi Gëzim Bici, 50-vjeç.

Bici u plagos në qafë e në dorë me dy plumba, ndërsa bëhet me dije se ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Nga burimet bëhet me dije se 50-vjeçari ishte duke ecur në këmbë në momentin kur është qëlluar me armë nga një automjet që ndodhej në lëvizje, ndërsa shtohet se arma mund të ketë qenë me silenciator, pasi nuk është dëgjuar zhurmë kur është qëlluar.

Momentalisht policia ka shoqëruar një person si të dyshuarin kryesor të ngjarjes, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.

Informacion paraprak i policisë:

Shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë të 50 – vjeçarit.

Më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjeksore

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të plagosjes, por për arsye hetimi, për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes./Fjala.al/

Plagosja me armë në Shkodër/ Policia shoqëron autorin e dyshuar

FOTO/ Në barrelë dhe i gjakosur, dalin pamjet nga plagosja në Shkodër

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, në gjendje të rëndë 50-vjeçari (emri)

Të fundit

‘Reforma në drejtësi, e deformuar’, Çupi: Berisha, përfaqësues i korrupsionit

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon togave të zeza dhe eksponentëve të politikës përpara saj....

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut. Bora ka rënë...

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, duke e cilësuar si një...

1944 – Lufta Fino-Sovjetike, Finlanda fiton betejën e Tali-Ihantala

Në verën e vitit 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet Beteja e Tali-Ihantala, e cila do të mbahej mend si përleshja më e...

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni me te qete. Nga ana...

Lajme të tjera

Web TV