Ankesat për ‘pagën e luftës’, Tatimet: Nesër afati i fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë ne dije të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare sipas VKM së datës 27 mars, por kërkesa e tyre është refuzuar, se afati përfundimtar për të paraqitur ankesën e tyre përfundon nesër në orën 12:00.

Kërkesa në fjalë, sipas DPT-së, mund të dërgohet përmes adresës e-mail të drejtorive rajonale.

“Është e rëndësishme që kërkesa/ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës të individit, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit”, thuhet në njoftimin e DPT-së.

Ndërsa më tej, DPT siguron se çdo ankesë e paraqitur, në lidhje me refuzimin e aplikimeve, të dërguara nga individët/subjektet në adresat e-mail të Shërbimit për Tatimpaguesit, po shqyrtohet dhe trajtohet me korrektesë maksimale.

Të fundit

Donatella Versace zhbën ndërhyrjet plastike në fytyrë

Donatella Versace i surprizoi të gjithë me postimin e saj më të fundit në Instagram me pamjen e saj...

Trump: Shpresojmë që gjërat me Gazën të zgjidhen shumë shpejt

Presidenti Donald Trump po u përgjigjet aktualisht në Shtëpinë e Bardhë pyetjeve mbi luftën në Gaza. Sipas mediave të huaja, i pyetur se çfarë nënkuptonte...

Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur! Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në zonën e mbrojtur Pishë-Poros. Erërat...

Lapaj humbi mandatin, por ka zyrtarisht partinë e tretë më të madhe në vend

KQZ ka finalizuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit ndërsa në faqen zyrtare është publikuar edhe lista e deputetëve. Rezultatet pritet të...

Zv.kancelari gjerman: Mbështetja jonë për Ukrainën nuk lëkundet

Për herë të parë si zëvendëskancelar i Gjermanisë dhe Ministër i Financave, Lars Klingbeil udhëtoi për në Ukrainë. Në Kiev, ai premtoi se Gjermania...

Lajme të tjera

Web TV