Ndryshimi i orës po dëmton shëndetin? Ekspertët: Të mbahet gjithmonë ora dimërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në orën 03:00 të mëngjesit, në datën 27 tetor, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke shënjuar kështu fillimin e orës dimërore për të gjithë globin tonë.

E mesa duket, ky proces është bërë një shqetësim për shkencëtarët, të cilët paralajmërojnë për pasojat që ka në shëndetin e njerëzve.

“British Sleep Society”, i ka kërkuar qeverisë britanike që të mbahet gjithnjë ora dimërore dhe t’i jepet fund ndërrimit të orës dy herë në vit, një zakon që konsiderohet i dëmshëm për gjumin dhe mirëqenien e përgjithshme.

Ekspertët mbështeten në kërkime shkencore që nxjerrin në pah problemet e shkaktuara nga ora e verës. Sipas Eva Winnebeck, bashkëautore e një studimi të botuar në Journal of Sleep Research dhe studiuese në Universitetin e Surrey, ndryshimi i orës ndryshon oraret tona ditore, duke detyruar shumë njerëz të zgjohen dhe të përballen me ditën në kushte me dritë të ulët.

Drita natyrale e ditës në mëngjes është thelbësore për ruajtjen e përshtatjes së orës së trupit tonë me ciklin ditë-natë, gjë që është kritike për gjumin optimal,” thotë ajo.

Propozimi i Shoqërisë Britanike të Gjumit për të miratuar përgjithmonë orën standarde pasqyron shqetësimin në rritje për efektet negative të ndryshimit të kohës në shëndet. Ndryshimi i akrepave të orës mund të prishë ritmet cirkadiane, duke çuar në rritje të stresit, ankthit dhe problemeve shëndetësore afatgjata.

“Sa herë që lëvizim orën, ne ndërhyjmë në ciklin tonë natyror,” shtoi Winnebeck.

Në shekullin e 20’ konkretisht në vitet 70’ ndryshimi i orës u ndërmor për herë të parë në të gjithë botën. S.B

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV