Rritja me 20 lekë e çmimit të bukës, Teliti: Zhvlerëson indeksimin e pensioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, denoncon rritjen e pritshme me 200 lekë (të vjetra) të çmimit të bukës që prej 1 nëntorit, pasi qeveria dhe ERE kanë vendosur fasha me çmimet e reja të rritura të energjisë për furrat e bukës.

Sipas Telitit, rritja e çmimit të energjisë neutralizon indeksimin e pensioneve, dhe zhyt gjithnjë e më shumë në varfëri shtresat me të ardhura të ulëta.

Më poshtë statusi i Telitit:

BËHUNI GATI: RRITET CMIMI I BUKËS QË NGA 1 NËNTORI!

 

KAQ E PAT EDHE INDEKSIMI PENSIONEVE!

 

🔴Fakt: Pak ditë na ndajnë nga fillimi i muajit nëntor, ku cdokush, pavarësisht të ardhurave të veta, fatkeqësisht do përballet me rritjen e cmimit të bukës me rreth 200 lekë të vjetra.

❌Ti themi “faleminderit” Qeverisë dhe ERE-s që kanë vendosur fashat e reja të cmimeve të rritura📈 të energjisë për furrat e bukës. ❌Kjo kosto shtesë do të shkarkohet totalisht te cmimi i bukës, duke filluar që nga buka masive që konsumojnë shtresat me të ardhura të ulta, pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe ato me persona me aftësi të kufizuara.

🆘Kaq e pat edhe indeksimi pensioneve. Me një dorë e dha qeveria indeksimin e me dorën tjetër e mori👎.

⛔️Kjo pra është “dora e ngrohtë” e qeverisë, dora që të zhyt gjithnjë e më shumë në vorbullën e varfërisë!

🔷Ndaj ngrihuni e reagoni #29tetor, #osotokurrë./E.T

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV