Ngacmonte punonjëset e kompanisë, pranga 33-vjeçarit dhe 6 personave të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Elbasan ka arrestuar 7 persona nga të cilët 3 kanë qenë të shpallur në kërkim. Akuza të ndryshme rëndojnë mbi këta persona, e njëra prej tyre është dhe ngacmimi seksual ndaj punonjësve.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e Policisë, krahas angazhimit për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, nga këta 4 janë arrestuar në flagrancë dhe 3 kanë qenë të shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”, i shtetasit A. M. alias A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer me sende të forta xhamat e një objekti në Rrugën e Elbasanit dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për të shmangur shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Ngacmim seksual”, i shtetasit E. Q., 33 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ngacmonte punonjëset femra të një kompanie, duke i shkaktuar frikë dhe ankth.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin R. M., 42 vjeç, i cili kishte përfituar leje për qëndrim të përkohshëm në shtëpi, në bazë të Aktit Normativ Nr. 7, datë 23.03.2020, por është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij.

Në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, specialistët e Qarkullimit në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.

Lexo edhe :  Flakët kanë bllokuar fshatrat e Gramshit, Ministria thirrje urgjente banorëve: Largohuni

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit: E. H., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Vetëgjyqësi” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim; A. D., 25 vjeç dhe R. S., 20 vjeçe, të shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e...

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij. Ai ka mundur që...

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera –...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Lajme të tjera

Web TV