“Nuk kishte lidhje me mosbindjen civile”, Nazarko analizon protestën e opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Mentor Nazarko thotë se protesa e opozitës, ku bllokoi për 3 orë, disa nga akset kryesore në vend, nuk ka lidhje me mosbindjen civile.

Në një emision televiziv, Nazarko u shpreh se protesta ishte një akt dëshpërimi.

“Për termin, është e qartë që kjo nuk ka lidhje me mosbindjen civile. Mbas arrestimit të zotit Meta, opozita kishte nevojë të bënte një akt të fortë. U zgjidh kjo formë, siguron një fotografi të rrjeteve sociale që të tregojë masivitet, krijon idenë e një proteste. Në kushtet e rrjeteve sociale, krijojnë edhe idenë e një lajmi ndërkombëtar. Ata që ishin pjesëmarrësit real, ishin qytetarët, që me mjete po frekuentohen ato rrugë, korridore të Shqipërisë. Protesta ishte një akt dëshpërimi. Krijon pakënaqësi, janë mungesa me arsye. Krijon pakënaqësi te qytetarët. Unë mendoj që nuk u arrit, përveç efektit fotografik, nuk shoh ndonjë efekt tjetër. Ka një konsum të madh të së majtës në pushtet. Të arrish të shfaqësh një forcë opozitare kaq të dobët si kjo, është lider 80 vjeç, po shkojmë në skenarin indonezian, të udhëheqësve në moshë të madhe që vijnë në pushtet. Kjo e bën më fajtor lidershipin e opozitës. Ngjan një lloj marrje peng e opozitarizmit”, theksoi ai./K.B

Të fundit

Nico Williams mashtroi Barcelonën! Klubi tani i rikthehet fiksimit të vjetër

Për të dytën verë rresht, Nico Williams "gënjen" Barcelonën dhe në fund vendos të rinovojë më Athletic Bilbao. Kur...

Delvinë/ Çobani rezulton dy ditë i zhdukur pa gjurmë

Një 52-vjeçar ka denoncuar dje në Policinë e Delvinës humbjen pa gjurmë prej dy ditësh të kolegut të tij 48-vjeçar. Policia e Vlorës njoftoi sot...

14-vjeçarja shqiptare mund serben në karate, shpallet Kampione Bote

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinj, e zhvilluar në Kroaci nga 26...

Punëtori bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit, nën akuzë pronari i karburantit

Pronari i një karburanti në Delvinë është marrë nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi ditën e djeshme, duke punuar...

Athinë, përplasen dy autobusë, 54 persona të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e 54 personave ka ndodhur në Athinë. Mësohet se dy autobusë janë përplasur në një stacion. Sipas raportimeve, shoferi i...

Lajme të tjera

Web TV