Ministria e Mbrojtjes ofron 3 bursa të plota në institucionet arsimore ushtarake në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të rinjtë me një qasje në karrierën ushtarake dhe që duan të investojnë në një arsim cilësor kanë tashmë një mundësi të re shkollimi. Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije faktin se tri shkolla amerikane kanë hapur dyert për të rinjtë shqiptarë.

“Investimi në kapitalin njerëzor nis nga shkollimi dhe specializimi e trajnimi në institucione të rëndësishme e me peshë në arenën ndërkombëtare. Të tilla janë shkollat amerikane që hapin dyert për të rinjtë shqiptarë. Falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministria e Mbrojtjes ofron tri bursa të plota studimi në disa nga institucionet më prestigjioze ushtarake në botë: Akademia Ushtarake e Detarisë; Akademia e Forcave Ajrore të SHBA; Akademia West Point. Mundësi e shkëlqyer për arsimim cilësor, ndërsa karriera e sigurt në Forcat e Armatosura është një mundësi e vërtetë për të rinjtë dhe të rejat me ambicie.

Afati i aplikimeve: 6 nëntor 2024. S.B

Të fundit

Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar tanimë 59 nga 140 deputetët e rinj, teksa rinumërimi i disa votave po...

Nuk e mbajnë këmbët, kryeminstri britanik për pak rrëzohet duke dalë nga zyra (VIDEO)

Kryeministri britanik Keir Starmer u pengua dhe për pak sa u rrëzua në shkallë teksa po dilte nga godina nr. 10 e Downing Street-it...

Ditët e nxehta të verës, Policia Bashkiake shpërndan ujë për qytetarët në Shkodër

Që prej qershorit vendi ynë është përfshirë nga i nxehti përvëlues, ku dita e sotme shënoi kulmin e saj me temperatura ekstreme. Kështu në këto...

“Korja e Tokës po zhduket nën këmbët tona…”/ Alarmon eksperti, ja çfarë mund të ndodhë

Korja e Tokës po zhduket pikërisht nën këmbët tona dhe shumica e njerëzve as nuk e kuptojnë këtë. Dr.Brenhin Keller nga Departamenti i Shkencave...

2 korrik 1964: Presidenti Lyndon B. Johnson nënshkruan Aktin e të Drejtave Civile

Më 2 korrik 1964, në një moment historik për demokracinë dhe barazinë në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Lyndon B. Johnson nënshkroi Aktin e të...

Lajme të tjera

Web TV